• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si të mbroni të dhënat personale në Internet

by
03/08/2015 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si të mbroni të dhënat personale në Internet

 

Kujdes kur publikoni të dhëna personale, privatësia është e shenjtë.

Çka janë të dhënat personale

Emri, adresa, fotografia, numri i telefonit, IP adresa e kompjuterit tuaj, etj, të gjitha këto paraqesin të dhëna personale.  Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësisë është shumë e rëndësishme prandaj mundohuni të merrni informacione sa më të shumta se si t’i mbani të tjerët larg privatësisë suaj.

Privatësia juaj në internet varet nga aftësitë tuaja për të kontrolluar sasinë e informacionit personal që ju jepni, dhe kush ka qasje në këtë informacion.

Më poshtë ndiqni këshillat praktike për të ndihmuar mbrojtjen e privatësisë  suaj online.

Mendoni para se të ndani  informacionin personal

Së pari, lexoni politikën e privatësisë të internetit.
Në politikat e privatësisë të një uebfaqeje duhet të shpjegohet qartë se çfarë të dhëna kjo uebfaqe grumbullon rreth jush, si janë përdorur, ndarë, siguruar, dhe se si ju mund t’i redaktoni ose fshini këto të dhëna. P.sh nëse një uebfaqe nuk ka asnjë deklaratë privatësie rrini larg saj.

Mos publikoni më shumë se sa duhet

  • Mos postoni online gjëra të cilat ju nuk do të dëshironit të jenë publike
  • Minimizoni detajet që ju identifikojnë juve apo vendndodhjen tuaj
  • Mbani sekret numrat e llogarisë, ermin e përdoruesit,  dhe fjalëkalimin
  • Email adresën tuaj primare ndani vetëm me njerëzit që i njihni.
  • Jepni vetëm informatat e kërkuara –  që shpesh shënohen me yll (*) gjatë regjistrimit apo plotësimit të formularëve të ndryshëm.

Gjurmët/Si të jeni anonim

Shpesh ne japim shumë informata personale online pa menduar mirë për rrezikun. Sa herë klikoni në internet ju leni gjurmë (historia, e kërkimit, IP adresa, etj).  Ndonjëherë informatat tona mund të ndihmojnë kriminelët online dhe vjedhësit e identitetit në veprimet e tyre. Derisa ne nuk do të jepnim  informacionet tona personale për të huajt në rrugë, pse ta bëjmë atë online?

Këtu po japim disa këshilla për mbrojtjen e anonimitetit tuaj online:

  • Mendoni dy herë para se të zbuloni ndonjë informacion personal.
  • Shmangni përdorimin e emrit tuaj të vërtetë online.
  • Jepni udhëzime të qarta për fëmijët se si dhe kur ata mund të japin informata online.
  • Bëhuni  veçanërisht të kujdesshëm me “shokët e shpejtë” që i  keni takuar vetëm online, por që ju kërkojnë të zbuloni informatat personale ose duan të takohen me ju offline.
  • Jeni të kujdesshëm gjatë zbulimit  të të dhënave personale në faqet e ndryshme të internetit.
  • Përdorni një llogari të disponueshme, e-mail anonim për faqet e internetit që kërkojnë një adresë e-mail  për t’u regjistruar. Hotmail, Yahoo apo Google Mail japin email adresa falas.

Shikoni për cookies

  • Cookies janë fotografi që faqet e internetit i  përdorin për të ruajtur informacion në lidhje me ju, në mes sesioneve.  Shumicën e kohës ato janë të parrezikshme,  përdoren për të ruajtur gjurmët  e  username tuaj kur vizitoni një webfaqe në  mënyrë që të mos rogoheni çdo herë që e vizitoni atë webfaqe. Megjithatë, disa prej tyre përdoren nga mashtruesit për të ndjekur zakonet tuaja të shfletimit me pikësynim ndërtimin e një profili  të aktiviteteve dhe  interesave tuaja me qëllim të mashtrimit.
  • Rregulloni shfletuesin tuaj në atë mënyrë që t’ju tërheqë  vërejtjen kur një cookie është i instaluar. Vini re se disa faqe interneti nuk do të funksionojnë në qoftë se ju keni bllokuar cookies plotësisht.
  • Microsoft Internet Explorer do të ju lejojë të aktivizoni dhe çaktivizoni cookies në një faqe, kështu që ju mund të lejoni cookies në ato faqe që ju u besoni.
  • Përdorni një program anti-spyware që skanon për të ashtuquajturat cookie tracker.
  • Ka edhe programe të menaxhimit të cookies që mund të fshjnë i cookies të vjetra dhe ju ndihmojnë në menaxhimin e tyre. Përveç kësaj ju mund të përdorni parametrat në Internet Explorer dhe Mozilla Firefox për të fshirë cookies e padëshiruara.

Monitoroni çka postojnë të tjerët

Kërko për emrin tuaj në internet duke përdorur të paktën dy motorë të kërkimit. Kërko për tekst dhe fotografi. Nëse ju gjeni informata të ndjeshme në një faqe interneti për veten tuaj, drejtohuni kësaj faqe me një kërkesë për të hequr informacionet tuaja nga kjo faqe.

Rregullisht kontrolloni atë që të tjerët shkruajnë për ju në blogjet dhe faqet e rrjeteve sociale.  Pyesni miqtë të mos postojnë fotot e juaja apo familjes tuaj pa lejen tuaj. Nëse ju ndjeheni pakëndshëm me materiale të tilla si informacione apo foto që janë postuar në faqet e internetit të tjerëve, kërkoni që të hiqen ato.

Mbroni veten nga mashtrimet

Kujdes nga gjërat që tingëllojnë tepër bukur për të qenë të vërteta, si njoftime se keni fituar një llotari, ose mesazhe urgjente si (“Llogaria juaj do të jetë e mbyllur!”), me gabime gramatikore në të shkruar, etj.

  • Mendoni para se të klikoni për të vizituar një faqe interneti ose telefononi një numër telefoni në një email ose mesazh të dyshimtë –të gjitha mund të jenë vetëm mashtrime.
  • Jeni të kujdesshëm me video klipet dhe lojërat, ose fotografitë e hapura, këngët, apo skedarë të tjerë edhe nëse e dini dërguesin.

Kërkoni shenjat identifikuese që tregojnë se një faqe interneti është e sigurt

Para se të fusni të dhëna të ndjeshme, kontrolloni për këto dëshmi

–  Web faqja përdor kriptimin, një masë e sigurisë gjatë kalimit të të dhënave në internet. Tregues të mirë se një faqe është e kriptuar përfshijnë një adresë web me https (“s” qëndron për i sigurt) dhe një dry të mbyllur pranë saj. (dryni mund të jetë gjithashtu në këndin e ulët të djathtë të dritares).

Përdorni një filtër të mashtruesve

Gjeni një filtër që ndihmon për të identifikuar sajtet mashtruese të uebit dhe për të mbrojtur kundër vjedhjes së të dhënave personale. Për shembull kërko SmartScreen Filterin që është i përfshirë në Internet Explorer.

Next Post

VV: Nuk po dënojmë ende serbët, e dënojmë UÇK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In