• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do të llogaritet shtesa e pensioneve para vitit 1996

by Java News
02/12/2016 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka shtuar kategoritë e pensionistëve që do të përfitojnë nga ngushtimi i diferencës së pensioneve për pensionet e dala në harkun kohor ’93-’96. Në këtë vendim preken pagesat e pleqërisë të atyre qytetarëve që kanë dalë në pension në periudhën 1 tetor 1993 – 31 dhjetor 1996 dhe kanë punuar në punë të vështira, si industri nafte, metalurgji dhe industri tekstili.

Zv.drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini tregon se janë 3 mijë persona që do të përfitojnë nga ky vendim dhe kanë punuar në punë të vështira, ndërsa, sa i përket masës që ata do të përfitojnë, ajo nuk është e barabartë, por varet nga masa e pensionit që ata kanë pasur. “Shtesa e miratuar për pensionet e lidhura para vitit 1996 nuk është fikse për të gjithë. Ajo do të përcaktohet në varësi të faktit se në cilin grup bëjnë pjesë përfituesit, po ashtu datës kur kanë dalë në pension, si edhe masës fillestare të pensionit”, – thekson zv.drejtori i ISSH-së, Emini.

Vendimi i qeverisë, i cili u miratua në qershor 2016, i ndan përfituesit në 6 kategori të ndryshme, e më konkretisht: 1 tetor deri në 31 dhjetor 1993, 1 janar deri në 30 shtator 1994, 1 tetor 1994 deri në 30 prill 1995, 1 maj deri 30 shtator 1995, 1 tetor 1995 deri në 31 mars 1996 dhe 1 prill deri në 31 dhjetor 1996. Sa i takon masës mesatare të përfitimit, këta 3 mijë veta vetë, që kanë dalë në pension pleqërie në harkun kohor 1993- 1996, do të përfitojnë rritje me një shumë mesatare prej 840 lekësh në muaj, ndërsa ata që kanë kaluar tashmë në pension të plotë pleqërie, do kenë një shtesë që arrin në vlerën e 4 mijë lekëve në muaj.

Z. Emini, Këshilli Administrativ i ISSH-së në mbledhjen e së mërkurës ka bërë një ndryshim në lidhje me kategoritë e pensionistëve që kanë dalë në pension në harkun kohor ’93-’96 dhe përfitojnë nga vendimi “Për ngushtimin e diferencave të pensioneve”; përse u bë tani ky ndryshim?
Këto ndryshime kanë efekte financiare. Për shkak se mundësitë financiare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ekzistonin, atëherë Këshilli Administrativ vendosi që të realizojë një ngushtim të diferencave në masën e pensioneve edhe për profesione të tjera që u përgjigjen pensionistëve që kanë dalë në pension në periudhën ’93 ’96. Për shembull, personat që kanë punuar në punë të kategorisë II apo të kategorisë I që klasifikohen si profesione të vështira. Siç është metalurgjia dhe industria e tekstilit.

Sa është numri i personave që përfitojnë nga ky ngushtim i diferencave të pensioneve?
Normalisht, pjesa më e madhe ka përfituar nga vendimi fillestar, se ishin rreth 20 mijë persona. Ndërsa nga ky ndryshim i fundit do të përfitojnë rreth 3 mijë veta që kanë punuar në profesione të vështira, pra kanë punuar në industrinë e naftës, në metalurgji dhe industri tekstile.

Sa do jetë masa që përfitojnë këta persona?
Vendimi i Këshillit të Ministrave ka bashkëngjitur edhe tabelat përkatëse të masës që këta persona përfitojnë. Por duhet theksuar se, masa e përfitimit varet nga masa e pensionit që ata kanë pasur. Pra përfitimi i tyre varet nga pensioni që atyre u ka dalë në vitin përkatës, 1993, 1994, 1995 si dhe 1996. Shtesa e miratuar për pensionet e lidhura para vitit 1996 nuk është fikse për të gjithë. Ajo do të përcaktohet në varësi të faktit se në cilin grup bëjnë pjesë përfituesit, po ashtu datës kur kanë dalë në pension, si edhe masës fillestare të pensionit. Për këto arsye, diferenca e pensionit që ata përfitojnë nuk është e barabartë. Pavarësisht se sa kanë punuar në profesione të vështira për një kohë të caktuar, ka persona që i kanë gjithë vitet e punës në profesion të vështirë, ka persona që kanë punuar vetëm minimumin e vjetërsisë në një profesion të vështirë, dhe pjesën tjetër e kanë në punë që nuk konsiderohet e vështirë. Ndaj e theksoj sërish, se masa e përfitimit varet nga masa e pensionit që kanë pasur.

A pritet të ketë kategori të tjera që do përfitojnë nga ngushtimi i diferencës së pensioneve?
Jo, nuk do ketë kategori të tjera. Shtimi i këtyre kategorive me këta 3 mijë persona është ndryshimi i fundit që u bë, pasi kjo ka kosto financiare.
BW/d.i.

Next Post
Prokuroria kosovare heton sërish ndaj sulmit të Konsullatës së Turqisë

Prokuroria kosovare heton sërish ndaj sulmit të Konsullatës së Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen temperaturat ekstreme në vend, do të shkojë sërish në 40 gradë celsius

Shënohet fundjava më e nxehtë e këtij viti! Termometri shënon deri në 39 gradë Celsius

June 28, 2026
Shpërthejnë sërish zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

Zjarr në Hekal të Ballshit, digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

June 28, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Do të jetë dëmi më i madh që do i bësh vendit”, Spaho – Ramës: Mos ik nga presioni i protestës!

June 28, 2026
Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

June 28, 2026
Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

June 28, 2026
FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

June 28, 2026
82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

June 28, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr për pronat mes vëllezërve, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

June 28, 2026
Rama i përgjigjet akuzave për fyerje: Shprehja në Financial Times ishte ndaj atyre që më baltosin, jo ndaj popullit tim

Rama i përgjigjet akuzave për fyerje: Shprehja në Financial Times ishte ndaj atyre që më baltosin, jo ndaj popullit tim

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In