• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si të llogarisni pikët për degët e Politeknikut

by A R
06/03/2018 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet formula e përllogaritjes së pikëve për maturantët, që do të garojnë këtë vit për të fituar një nga 23 degët e inxhinierisë.

Autoritetet drejtuese të Universitetit Politeknik të Tiranës bëjnë me dije se iu qëndrojnë besnikë të njëjtave kritere nga viti i kaluar, mbi bazën e të cilëve do të bëhet pranimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2018- 2019.

Mesatarja e gjimnazit bashkë me ato të tri gruplëndëve formuese: Matematikë, Fizikë dhe Kimi do të jenë dy treguesit kryesorë, mbi bazën e të cilëve do të rekrutohen më të mirët te Politekniku. Ky universitet, bashkë me atë të Mjekësisë është ndër të paktët me një formulë të qëndrueshme në vitet e aplikimit, sipas ligjit të ri të arsimit të lartë, duke bërë më të lehtë orientimin e të rinjve drejt profileve që dëshirojnë.

Brenda pak kohësh, pritet që qeveria të shpallë me një vendim të posaçëm notën mesatare minimale për aplikim që në tri vite ka qenë 6, e që me gjasë kaq do të jetë edhe këtë vit akademik, shkruan “Panorama”.

KRITERET

Rëndësia e provimeve me zgjedhje për ata që do të garojnë te Politekniku është zero. Në formulën e përllogaritjes së pikëve (përshkruar në tabelën përbri) ata, që kanë ndritur përgjatë gjithë viteve të maturës duke gëzuar një mesatare të lartë, e veçanërisht në tri lëndë që kanë lidhje me profilet e universitetit, do të jenë favoritë për të fituar një nga degët Universitetit Politeknik.

Dy komponentët e lartpërmendur nuk do të kenë vlerë të njëjtë. Peshën më të madhe të pikëve e kanë tri vitet e gjimnazit, më konkretisht 70%. Ndërsa pjesa tjetër ndahet midis tri lëndëve: Matematikë, Fizikë e Kimi ku secila ka një rol të diferencuar, (sipas koeficienteve të përcaktuar në formulën përkatëse). Rezultati i vlerësimit nga formula e përshkruar më lart, e pasqyruar dhe në tabelën që shoqëron shkrimin, do të ponderohet me koeficientin e shkollës së mesme, i cili është i ndryshëm për çdo program studimi.

Thënë në mënyrë të përmbledhur, 23 profilet e studimit në Universitetin Politeknik të Tiranës, në kriteret e pranimeve të reja iu japin përparësi nxënësve me mesatare të lartë në tri vitet e gjimnazit dhe në tri lëndët kryesore për formimin e një profesionisti.

Next Post
FOTOT/ Aventura e çmendur e ambasadores holandeze dhe ftesa për miqtë e saj

FOTOT/ Aventura e çmendur e ambasadores holandeze dhe ftesa për miqtë e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In