Si të keni buzë të trasha dhe seksi me anë të kirurgjisë
Buzët janë një nga tiparet femërore më të lidhura me sensualitetin. Studimet psiklogjike kanë treguar
që buzët e plota tek një femër, bëjnë të mendohet që femra është me produktive dhe për këtë e
bëjnë atë më të dëshirueshme. Çdo vajzë e re i ka ëndërruar të paktën një herë buzët e plota të
artistëve të njohura të ekranit si Scarlet Johanson apo Angelina Jolie, emrat më të përmendur nga
pacientet të cilat aplikojnë për procedurat e zmadhimit të buzëve. Ne do të ndalemi në buzët e
bukura dhe procedurat kirurgjikale dhe jo kirurgjikale që mund të zhvillohen për zmadhimin dhe
zbukurimin e këtij organi kaq kritik.
Në fytyrë ekzistojnë disa rregulla, të cilat nuk duhen thyer kur alternohet pamja kirurgjikisht ose jo
kirurgjikisht. Buzët kanë nje kontur natyral I cili quhet “ëhite roll” dhe eshte estetikisht e pëlqyeshme
që kjo vijë të jetë disi e dukshme dhe e plotë, sidomos në buzën e sipërme. Gjithashtu pjesa
qendrore e buzës së sipërme, pra tuberkulum duhet të jetë disi e nxjerrë dhe të duket sidomos në
profil. Buza e sipërme nuk duhet të ekspozojë mishin e dhëmbëve gjatë buzëqeshjes, as të varet
mbi dhembët e sipërm.
Mënyrat e zbukurimit të buzëve
Mënyrat për të zmadhuar dhe zbukuruar buzët janë të shumta. Me anë të këtyre ndërhyrjeve mund
të ndryshohet konturi i buzës, volumi i tyre, por edhe forma. Këto ndërhyrje mund të ndahen në dy
lloje kryesore: Mbushësit kozmetike dhe ndërhyrjet kirurgjikale.
Mbushësit kozmetikë
Me ritmin frenetik të kohëve të fundit mbushësit kozmetikë janë shndërruar në një trend të
parezistueshëm. Brenda orës mund të dalësh nga zyra e mjekut me buzë me të plota, enjtja zgjat 3-
4 ditë dhe çdo gjë duket si një ëndërr, por një ëndërr me gjatësi të caktuar. Sepse shumica e
mbushësve kozmetike që përdoren sot, si kolagjeni apo acidi hialuronik kanë një kohëzgjatje të
caktuar, përpara se trupi t’i tresë. Mbushësit e përhershëm si silikon ose Artefill duhen përdorur me
shumë kujdes dhe nga duar tejet me eksperiencë, në raste shumë të veçanta. Rreziku i inflamacionit
dhe granulomave, si dhe rreziku i deformimeve të anatomisë dhe asimetrive, po bën që këto opsione
të lihen pas me kohën.
Mbushësit natyralë
Dhjami po shndërrohet gjithmonë e më shumë në trend në kirurgjine estetike. Buzët mund të
mbushen me dhjamë të marrë nga trupi juaj, por për fat të keq një pjesë e këtij dhjami tretet dhe
mund të nevojitet riaplikim. Gjithashtu periudha e enjtjes dhe shërimit mund të zgjasë në disa raste
2-3 javë. Megjithatë rezultatet janë tejet natyrale dhe pa ndërhyrë aspak në mobilitetin dhe
natyralitetin e buzëve.
Ndërhyrjet kirurgjikale
Zmadhimi i buzëve mund të kryhet kirurgjikisht duke përdorur vetëm mpirje lokale. Implantet e
posaçme që përdoren në këto raste mund të kenë përmbajtje polifluroetilene ose silikon. Në raste të
tjera zmadhimi i buzës me dermën e pacientit rezulton shumë efektiv, por pacientja duhet të ketë një
shenjë në trup, si shenjë nga apendisti apo operacioni çezarian. Alloderm është një produkt i
përbërë nga dermë e decelularizuar, por ka një kosto shumë të lartë. Gjithashtu fasia, apo tendinat
mund të përdoren në raste të tjera.
Cili është opsioni më i mirë për mua?
Duke marrë parasysh anatominë aktuale të buzëve dhe gojës kirurgu do të mund t’i japë opsionet e
duhura në mënyrë që rezultati të jetë sa më efektiv dhe natyral. Në disa raste ndërhyrja e hundës,
pra rhinoplastia bën që të të zbulohen buzë shumë të bukura, të fshehura pas kurrizit të hundës. Në
disa raste të tjera janë problemet e nofullave apo të dhëmbëve ato që shkaktojnë hollim dhe invertim
të buzëve. Kirurgu juaj duhet të jetë në gjendje t’ju shfaqë të gjitha mundësitë dhe bashkë të merrni











