• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Si do të jetë kriza e ardhshme financiare, katër arsye për të qenë të shqetësuar

by Java News
09/01/2018 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thirrja e historianit të famshëm, Niall Ferguson. “Në 2006 nuk më dëgjuat. Këtë herë, ju lutem, dëgjojini rekomandimet e mia!”

“Gjëja për të cilën, gjatë jetës time, kam patur më shumë të drejtë, është ajo për të cilën më është njohur më pak merita”, shkruan në “Sunday Times” historiani i Harvardit, Niall Ferguson.

“Duke filluar nga qershori i vitit 2006, kam shkruajtur një seri artikujsh dhe kam mbajtur një seri konferencash, në të cilat parashikoja, me një saktësi të konsiderueshme, krizën financiare globale. Jua them këtë, vetëm që të dëgjoni me vëmendje idetë e mia mbi situatën e sotme të ekonomisë globale. Në fund të fundit, shumë aspekte të sotme, i ngjajnë atyre ditëve para krizës: çmimet e pothuaj çdo kategorie të aseteve po rriten. Në pothuaj të gjitha tregjet imobiliare (mbi të gjitha Irlanda), çmimet e shtëpive të përshtatura me inflacionin janë më të lartë, në krahasim me atë që ishin në prag të krizës. Kostoja e shtëpive amerikane ka rënë me një të katërtën nga 2006 deri në 2012.

Tani janë rizgjuar dhe po rriten. Pallatet në Nju Jork vlejnë 19% më shumë, krahasuar me kulmin e para krizës: tregu i pasurive të paluajtshme, veç të tjerash, nuk ka qenë më produktivi i vitit 2017. Tani, mendoni pak këto katër arsye, për të qenë të shqetësuar.

Së pari, festa e politikës monetare po merr fund. Federal Reserve në SHBA dhe tani Banka e Anglisë janë duke rritur normat e interesit. Asetet e marra së bashku të katër bankave të mëdha qendrore – Fed, Banka Qendrore Evropiane, Banka e Japonisë dhe Banka e Anglisë – do të arrijnë një tjetër kulm në dhjetor 2018, por ritmi i zgjerimit që tani po bie. Për më tepër, rritja e kredidhënies agregate globale po pëson një ngadalësim.

Së dyti, siç thonë Charles Goodhart dhe ekonomistë të tjerë, gjendemi në një pikë historike të ndryshimit demografik. Globalisht, përqindja e atyre që punojnë në raport me konsumatorët është në nivele maksimale. Nuk mjafton: norma në rritje e varësisë e lidhur me plakjen e popullsisë, nuk po përkthehet në një rritje të kursimeve, por të konsumit, mbi të gjitha në shëndetësi. Rrjetet e sigurisë së asistencës sociale kanë nxitur shumë pensionistë që të mos kursejnë mjaftueshëm, pra nuk kanë marrë në konsideratë rritjen e jetëgjatësisë.

Së treti: duke lënë mënjanë politikën momnetare, bota e sotme super e ndërlidhur – në të cilën kompanitë më të mëdha synojnë të gjitha që të reduktojnë çdo lloj kostoje me të cilën përballen, që nga blerjet, tek kërkimi dhe tej rrjetet sociale – është një botë strukturalisht deflacioniste. Sipas Bankës Botërore, një sërësh vendesh pune – që nga përpunuesit e ushqimit, deri tek profesionistët e financës – kanë më shumë se 50% munësi që të “kompjuterizohen”, me teknologjinë që do të zëvendësojë tërësisht ose pjesërisht punën e njeriut.

E ardhshmja do të jetë e ndryshme nga e kaluara. Por do të ketë një tjetër krizë, dhe ndërkohë që heqim medikamentet monetare të këtyre viteve të fundit, ajo afrohet më shumë. Këtë herë, ju lutem, dëgjojini rekomandimet e mia. /Bota.al/

Next Post
Melanie ‘godet’ me bërryl presidentin, Trump në siklet…(VIDEO)

Melanie 'godet' me bërryl presidentin, Trump në siklet...(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In