• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si të gjeni punë me anë të internetit

by
12/09/2015 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si të gjeni punë me anë të internetit

Kriza e ka bërë gjithnjë e më të vështirë gjetjen e një pune. Por një ndihmë, sipas specialistëve të punësimit, mund të vijë nga uebi. Mjafton të dini ta përdorni. Shansi për t’u impenjuar diku, do të rritet nëse merrni parasysh këto shtatë këshilla.

Gjetja e një pune vazhdon të jetë e vështirë në vendin tonë, ashtu si edhe në shumë vende të tjera të botës, ku kriza duket se është ulur këmbëkryq. Por sipas ekspertëve të rekrutimit të punëmarrësve, interneti është mënyra më e mirë për të gjetur një punë, mjafton të dini të navigoni dhe ta përdorni. Ja atëherë shtatë këshilla për të marrë më të mirën nga rrjetet dhe për të gjetur punë.

Zgjeroni kontaktet në rrjete

Zgjerojini kontaktet tuaja në “LinkedIn”, “Facebook” dhe “Twitter”, me kusht që të jenë cilësore. Nuk ju duhen për numër, ndaj procedoni me synim të mirëpërcaktuar: nuk po kërkoni një punë çfarëdo, por punën e duhur për ju, ndaj krijoni një lidhje vetëm me personat, me të cilët keni të përbashkëta profesionale dhe me të cilët do të arrini të ndërtoni një marrëdhënie me efekt shkëmbyes.

Një rrjet i mirë social arrin maksimumi të numërojë 200 persona, të tjerat janë marrëdhënie rastësore, që ju shpërqendrojnë dhe ju humbasin kohë. Bëni kujdes të madh dhe prezantohuni në mënyrë të tillë që profili juaj të jetë interesant dhe autoritar.

Tregoni dhe shfaqni

CV-ja klasike nuk prodhon rezultate dhe kjo gjë është e kuptueshme. Të njohësh një person përmes letrës është diçka absurde, përveçse e rrezikshme dhe e shëmtuar. Është pak a shumë si t’i propozoni dikujt për martesë, vetëm nëpërmjet kartës së identitetit. Jepni një provë konkrete se çfarë dini të bëni dhe kjo është mënyra më e mirë për të demonstruar vlerat tuaja te një punëdhënës apo te një i interesuar për t’ju marrë në punë.

Nëse prodhoni diçka materiale (mobilie, objekte, por edhe fruta dhe perime) këshilla është që t’u bëni foto ose të xhironi një video ku dukeni në aktivitet e sipër dhe më pas ta publikoni atë online.

Ndërkohë, nëse nuk krijoni materiale, por ide dhe shërbime, hidhini ato në një blog ose hapni një adresë “Twitter”-i apo një faqe “Facebook”-u, ku mund të postoni komentet tuaja.

Diskutoni për interesat

Filloni të përfshiheni në grupe që ju interesojnë: personat që mund t’ju gjejnë punë, janë ata me të cilët ndani të njëjtat interesa dhe frymëzime. Ndaj ndiqni grupe dhe forume ose nëse nuk gjeni një të përshtatshëm, krijoni një tuajin. Duke demonstruar profesionalizmin tuaj në ueb, do të keni mundësinë të ndërtoni marrëdhënie që mund t’u japin jetë mundësive në pritje.

Kërkoni për punëmarrësin

Mos prisni që puna e ëndrrave tuaja të vijë t’ju kërkojë. Ju takon juve të zgjidhni agjencinë në të cilën dëshironi të punoni apo tek ajo ku ju dëshironi të shpalosni aftësitë tuaja. Më pas filloni t’i studioni: mësoni historinë e tyre, arritjet më të rëndësishme, momentet e vështira dhe pikat e dobëta, cilët janë drejtuesit, cilat janë vlerat e agjencisë, në mënyrë që të kuptoni më mirë se si ta prezantoni veten. Intervista e punës do të bëhet më e thjeshtë.

Krijoni një projekt

Një projekt është më efikasi se çdo gjë tjetër, sepse ai është prova më e mirë se çfarë dini të bëni e se çfarë mund t’i ofroni agjencisë, si për shembull, të zgjidhni një problem ose të krijoni një mundësi të re fitimi. Nuk jeni një nga shumë njerëzit të cilët kërkoni një punë, por një profesionist, i cili bën ndryshimin.

Bëhuni autokandidat

Përpiquni të futeni në kontakt me një person, i cili punon në një agjenci ose që njeh dikë që bën këtë gjë. Duke u prezantuar nga dikush tjetër, ju do të mund të shmangni mosbesimin ndaj një kandidati që nuk njihet. Nëse nuk ia arrini, vetëpropozohuni. Insistoni me kortezi për të pasur një takim, nëse nuk ndodh gjë, kaloni në një agjenci tjetër.

Dilni sa më shumë

Të kërkuarit e një pune është si bërja e sportit: nëse jeni vetëm dhe pak të motivuar, nuk arrini ta bëni. Por, nëse jeni të shoqëruar, gjërat ndryshojnë: qëndrueshmëria dhe disiplina janë cilësi të cilat mbahen më lehtë me të tjerët. Duke u konfrontuar dhe duke folur jo vetëm që do të mund të gjeni punën, e cila bën për ju, por do të shmangni edhe rënien në depresion. Pra, sa më shumë “antena” të dispononi, aq më të thjeshtë do ta keni të kapni mundësitë e reja.

Next Post

Al Qaida i shpall luftë ISIS-it, në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

August 10, 2026
Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

August 10, 2026
VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

August 10, 2026
Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

August 10, 2026
Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

August 10, 2026
Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

August 10, 2026
ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme!

ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme!

August 10, 2026
Thriller në Ekuador, 8 trupa të copëtuar me hanxharë gjenden të varrosur në minierë! Me duar të lidhura, dyshohet se i vrau karteli famëkeq

Thriller në Ekuador, 8 trupa të copëtuar me hanxharë gjenden të varrosur në minierë! Me duar të lidhura, dyshohet se i vrau karteli famëkeq

August 10, 2026
VIDEO/ Gjermania i dorëzon Izraelit nëndetësen “Drakon”! Me vlerë 550 mln euro dhe më e madhja në Lindjen e Mesme

VIDEO/ Gjermania i dorëzon Izraelit nëndetësen “Drakon”! Me vlerë 550 mln euro dhe më e madhja në Lindjen e Mesme

August 10, 2026
“Jo imigracionit të pakontrolluar”, Meloni dhe Frederiksen letër BE-së, dy kryeministret: Qendra riatdhesimi jashtë Evropës dhe në vendet e treta!

“Jo imigracionit të pakontrolluar”, Meloni dhe Frederiksen letër BE-së, dy kryeministret: Qendra riatdhesimi jashtë Evropës dhe në vendet e treta!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com