Qumështori është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme për organizmin. Për të realizuar një ëmbëlsirë të tillë mjafto që të keni këto përbërës kryesorë si; 1 kg qumësht, 10 vezë, sheqer sipas dëshirës dhe 1 pako sheqer vanilje.
Për të përgatitur recetën në fillim do të përziejmë vezët me sheqer derisa të bëhet një masë e shkrifët. Pasi e kemi zier qumështin dhe është në gjendje të vakët e përziejmë me vezët dhe sheqerin që kemi bërë gati në enën e mëparshme. I hedhim në tepsi dhe e vendosim në temperaturën 200 gr celcius. Në kohën që e vendosim në furrë duhet ta mbulojmë me letër alumini dhe ta kontrollojmë vazhdimisht derisa të krijojë një skuqje të lehtë në sipërfaqe të saj.
Qumështori shërbehet i ftohtë ku dhe ne mund ta presim sipas dëshirës.