• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si të dallojmë COVID-in nga virozat e stinës? Mjekja: Fatkeqësisht 80% e qytetarëve nuk besojnë tek virusi

by Ardit Rada
11/07/2020 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shpesh njerëzit ngatërrohen dhe gabimisht mendojnë se mund të jenë prekur nga koronavirusi. Dallimin mes simptomave të virozave stinore dhe simptomave të covidit e bën vetëm mjeku”, ka thënë së fundmi mjekja Diana Hysi.

Mjeka Hysi tregon se fatkeqësisht 80% e qytetarëve nuk besojnë tek covid, por që këshilla e saj kryesore është të mbrohemi duke vazhduar jetën dhe kjo mund të bëhet vetëm duke mbajtur maskë.

“Mbajtja e një maske të zakonshme në çdo vend që ti shkon është shpëtim për të gjithë ne. Vetëm duke e vënë tjetrin përballë rregullit do kemi një mundësi që të shkëpusim zinxhirin e transmetimit në minimum”, u shpreh mjekja.

Nga mesi i muajit qershor është rritur në mënyrë të menjëhershme numri i  personave të cilët kanë filluar të shfaqin simptoma të virozave të stinës apo të Covid, duke nisur telefonatat me mjekun e familjes.

Mjekja Diana Hysi këshillon çdo qytetar që ndjen një ndryshim në gjendjen shëndetësore, të telefonojë menjëherë mjekun e familjes por të mos i drejtohet spitalit. Thirrja e mjekes për të gjithë qytetarët është mbajtja e maskës si e vetmja mënyrë e mbrojtjes që kemi.

Gjatë muajit të fundit, pas hapjes, janë shtuar ndjeshëm rastet me covid në vendin tonë. Simptomat e covid janë lehtësisht të ngatërrueshëm me simptomat e virozave të stinës,  gjë që mund të shkaktojë shqetësim në momentin që nuk mund të bëhet dallimi.

Mjekja Diana Hysi shpjegon për Report Tv se ndryshimi mes simptomave të virozave stinore dhe Covidit e bënë vetëm mjeku.

“Zakonisht në verë virozat janë gastointesinale që shoqërohen me dhimbje të stomakut, me të vjella, me diare, me temperaturë”, tha ajo.

“Ka viroza të sistemit respirator në këtë kohë që janë më të pakta. Kjo është shumë e vështirë që të bëhet nga vetë pacienti. Secili nga pacientët apo njerëzve që ndjejnë një diskonfort që konstaton që nga temperatura, lodhje e vogël, dhimbje e vogël e fytit, ikje e zërit duhet të telefonojnë mjekun e familjes pa dalë nga shtëpia fare”, deklaroi mjekja Diana Hysi.

Mjekja kërkon mirëkuptim të pacientëve që u kërkohet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi mjeku duhet ta ndjek pacientin në vazhdimësi, për të bërë një dallim mes simptomatologjisë së covid dhe jo covid.

“Në ditë e parë apo të dytë është shumë e vështirë, nëse ne nuk kemi një tampon. Duhet ta ndjekim në vazhdimësi prej disa ditësh pacientin dhe nëse e shikoj të arsyeshme, nga simpotamet ne e referojmë tek epidemiologu”, tha mjekja Hysi.

/e.rr

Next Post
Pas ftesës së Ramës, Basha mbledh aleatët në selinë blu në orën 18:00

Listat e hapura / Emrat e Lulzim Bashës për zgjedhjet 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

February 7, 2026
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

February 7, 2026
Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

February 7, 2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

February 7, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

“’Matematikan’ që mori ofertë nga Rama”, Meta ironizon Bashën dhe i kërkon opozitës të paraqesë alternativë për ‘Territorialen’

February 7, 2026
Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

February 7, 2026
Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

February 7, 2026
Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

February 7, 2026
Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In