• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Listat e hapura / Emrat e Lulzim Bashës për zgjedhjet 2021

by Ardit Rada
11/07/2020 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Lëvizja e Edi Ramës për t’i hapur listat, ia ka përcjellë frikën gjer në palcë Lulzim Bashës. Kjo u reflektua kur reagoi me urgjencë pas vendimit të mazhorancës dhe reagimi në thelb nuk kishte asgjë të re. Si ai nipi i ‘Kapedanit’, Basha u hodh nga listat e hapura te ndalimi i koaliconeve. Arsyeja është e thjeshtë dhe në njëfarësoj, e drejtë. Partia Demorkatike dhe aleatët kanë punuar gjithë këto vite jo për të pasuruar partitë e tyre me burime njerëzore, pra me emra siç i thonë ndryshe. Tashmë dihet që energjitë e opozitës shteruan që kur u investuan kundër ish-ministrit Xhafaj për hiçgjë. Pra që nga premtimet se do kalonin te trupi i Bashës, tek protestat duke gjetur shtigje nga Kuvendi tek MPB, e më pas duke spërkatur me bojë muret e ministrisë. Para dhe pas kësaj, dihet që ka pasur ditë ku energjitë u investuan te rrëzimi i Sait Dollapit teksa vraponte. Shumicën e herëve, si në rastin në fjalë, opozita madje tërhoqi edhe Presidentin që nisi vizitat nëpër spitale.

Sikur të ishte sot, mbaj mend një intervistë të Lulzim Bashës përpara se t’i hynte thirrjeve për djegie makinash, rrahje nëpunësish dhe bojkotim mediash e shpronësim oligarkësh. Para 2017, kreu i PD fjalë për fjalë tha se kjo është hera e fundit që vetë ai vendos se kush do të jetë deputet. Madje lançoi një platformë online teksa ndodhej në çadër, ku qytetarët mund të propozonin se kë donin për deputet. Lista ishte surprizuese vit pas viti. Nëse në 2017 shumica e qytetarëve kishin ‘propozuar’ Valentina Dukën, Romeo Gurakuqin, Bradh Spahinë, Klevis Balliun dhe të tjerë që e gëzuan mandatin nja dy vite… Pjesa tjetër paska propozuar Kujtim Gjuzin, Myslim Murrzin, Aurora Marën dhe Fatjona Dhimitrin. Së paku këto i gjetëm në listat e Bashës 2017.

Nëse shihni diçka qesharake në këtë histori, e gjithë buzqëqeshja që ju vjen në fytyrë mundësohet nga Lulzim Basha dhe platforma e tij ‘online’. E pra, ja ku iu dha mundësia për lista jo të hapura, por të shqyera. PD është e lirë që Adriatik Alimadhin e Ballit Kombëtar që e vuri të katërtin në Vlorë në vitin 2017, këtë herë ta zëvendësojë me Bujar Leskajn fjala bie, meqenëse kanë hapur dhe fjalën.

Enkelejd Alibejan mund ta kandidojnë sërish në Fier, si herën e fundit. Në Elbasan, Endri Hasa, mund t’i mbledhi më shumë vota meqenëse ka qëlluar me vezë Edi Ramën dhe ka hapur edhe portal ku promovon shkollimin e tij extra-perëndimor. Nadire Meçorapaj, apo Nada siç i thotë Basha, do ta ndrisë Vlorën. Bashkë me Agron Shehajn mund të dalin deputetë me listë të hapur duke qenë se i njeh e gjithë Vlora që i shërbyen si deputerë vetëm 1 vit e ca dhe jo katër sikurse ua besuan votën. Tritan Shehun si i spikatur ndër emra, le të vijojë kandidimin në Gjirokastër ku e caktoi Basha. Derisa dogji mandatin, kishte si deputet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet… Këtë herë mbase e merr mandatin bashkë me Dash Alikon e Lazaratit dhe e ndajnë punën. Në Shkodër Bardh Spahia mund të kandidojë sërish. Duke qenë së i dogji shkollën “Shenaze Juka” Shkodrës, mund t’u premtojë me listë të hapur se do ia dyfishojë kapacitetin si shenjë pendese. Tiranës t’i japë Çlirim Gjatën, duke qenë se hante qofte te bodrumi i Noelit pasi mbaronte protestën e Teatrit Kombëtar.

Pastaj ç’të ngelet nëpër rrethe të tjera, Basha mund të fusë emra si Petrit Vasili, meqenëse Shqipëria mezi pret  ta shohë sërish në Kuvend…

Pra, pavarësisht kushtrimit të Edi Ramës, presupozoni një moment sikur listat e hapura të jenë realitet zgjedhjet e vitit 2021. Më pas, imagjinoni Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, që fut këto emra. Shihnin emrat që ka promovuar duke i çuar në bazë për organizimin e partisë, nga Avenri Peka, te Kreshnik Çollaku dhe Flamur Noka. Ose alternativa tjetër: emrat që ka lënë jashtë qysh prej Çadrës, si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Astrit Patozi etj.

Për t’jua thjeshtuar, ti si votues nuk do gjesh më në fletën e votimit PD-në me numrin 44, dhe duke vendosur iksin në këtë numër automatikisht vota shkon për Jemin Gjanën. Por do të gjesh disa emra me numrin e tyre në krah. Do të trokasin në derë nga PD-ja dhe do të thonë: Ti si banor i Tiranës, voto Albana Vokshin, Edi Palokën dhe Monika Kryemadhin se këta janë e ardhmja. Ndërsa ti tjetri, voto Ervin Salianjin, Kejdi Mehmetajn dhe Klevis Balliun. Genc Pollon, Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen! E kuptoni që Basha nuk ka frike nga formula, por nga emrat që ka mbajtur apo i kanë dhënë SINCE 2017?

Next Post
“Kemi operuar pacientë me Covid-19″, mjeku kardiolog flet për situatën: Komshiu më thotë që është gënjeshtër

“Kemi operuar pacientë me Covid-19", mjeku kardiolog flet për situatën: Komshiu më thotë që është gënjeshtër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen dhuna pas ndeshjes, tifozët e Vllaznisë godasin autobusin e ekipit të Teutës dhe i thyejnë xhamat!

Shpërthen dhuna pas ndeshjes, tifozët e Vllaznisë godasin autobusin e ekipit të Teutës dhe i thyejnë xhamat!

September 19, 2026
I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

Alket Rizai nga leja në arrati, por zbulohet edhe në pamjet e një vrasjeje të bujshme brenda Burgut të Domokosit! Kamerat e filmuan, dyshohet se…

September 19, 2026
Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit!

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit!

September 19, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

“Prania Besnike”, zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave (VIDEO)

September 19, 2026
Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com