• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si tallet çifti Basha – Berisha me opozitën?

by Mero Baze
28/05/2018 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një vit më parë Lulzim Basha ndërmori një veprim radikal. Përkundër gjithë atyre që mendonin se ai nuk ka guxim të veprojë, ai hartoi një listë radikale deputetësh duke shkaktuar një tërmet në Partinë Demokratike, dhe zëra që kërkuan dhe shkarkimin e tij para zgjedhjeve.

Sali Berisha u distancua nga vendimi, por e mbrojti Bashën nga pasojat duke bërë thirrje të bashkoheshin dhe të vazhdonin përpara.

Një vit më pas Sali Berisha ka bërë një thirrje radikale, për të djegur mandatet dhe për të dal në rrugë.

Lulzim Basha është distancuar nga kjo thirrje, por i ka dhënë të drejtë Berishës duke kërkuar të vazhdohet përpara.

Historia e kombinimit të gënjeshtrave të Berishës e Bashës, është tipike një histori mashtruesish, që në përpjekje për të gënjyer të vetët, shkëmbejn rolet e “të butit dhe radikalit” me njëri tjetrin, me qëllim që të mos ndodh asgjë përtej tyre.

Në rastin e parë, kur Basha ndërmori një aksion që goditi në mënyrë të pakthyeshme PD dhe Berisha bëri sikur nuk ishte dakord, në fakt, Berisha bëri të vetmen lëvizje që shpëtonte Bashën. Ai tentoi të krijojë një pol të pakënaqurish, dhe të ishte vet në krye të tyre që ti çonte përsëri tek Basha. E vetmja frikë që kishte Berisha, ishte që në PD të mos kish të pakënaqur që nuk besonin tek Berisha, pasi ata do të ishin problem real për Bashën. Dhe ja doli që gjithë të pakënaqurit t’i mbante rreth vetes për të mos qenë problem i Bashës.

Në rastin e sotëm është dhe më komike. Berisha, i cili mendohet që ka autoritet në PD, bën “thirrje” për një lëvizje radikale siç është djegia e mandateve dhe ka me vete dhe Strazimirn dhe Nokën, por Basha mban vijën institucionale dhe i qetëson, duke u dhënë të drejtë për një gjë që nuk bëhet.

Është pak a shumë si në ato skenat me të fortët e lagjeve, ku njëri bërtet me të madhe: “Mbamëni se do ta vras”. Dhe Berisha ia ka besuar rolin për t’ia mbajtur duart në këtë rast Bashës.

Tallja e Berishës me militantët është aq reale, sa shumë prej tyre janë vërtet duke vajtuar si nuk i la Luli të përmbysnin pushtetin te Ministria, dhe si nuk po i lë të djegin dhe mandatet dhe pastaj të marrin pushtetin. Por çuditërisht Luli paska fuqi më të madhe se Berisha dhe u ka lidhur duart. Një shaka pa kripë.

Kjo histori hipokritësh, që në fakt ka për qëllim vetëm të ruajë monopolin e tyre në krye të PD, është ajo që po e dërrmon më shumë se çdo gjë tjetër opozitën shqiptare, që po e zvogëlon në çdo palë zgjedhje, që po e rrudhë në çdo palë protestash dhe që po e bën qesharake në çdo betejë.

Këto tallje me PD dhe elektoratin e saj, po e bëjnë PD të paqartë, të pafuqishme, të pashpresë dhe mbi të gjitha të pabesueshme në çdo lëvizje të saj.

Next Post
Elbasan/ Dy motra shkojnë në gjendje të rëndë në spital, dyshimet e mjekëve

U hodh nga kati i katërt, ndërron jetë në spital 35-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In