• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Genocidi elektoral i Ramës, më i keq se ai në Gaza. Kush se pranon këtë, është palaço që i shërben regjimit

Titulli origjinal: Si ta ruajmë votën opozitare? Një propozim modest

by Blendi Kajsiu
26/05/2025 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Gjenocidi elektoral i regjimit Rama në zgjedhjet e 11 majit 2025 tashmë ka nxjerrë në hije edhe gjenocidin e Gazës. Ajo që u zhvillua më 11 maj nuk ishin zgjedhje por farsa më e shëmtuar elektorale jo vetëm në historinë shqiptare por edhe atë globale.

Sipas dokumentimit rigoroz të doktor Sali Berishës krimi i organizuar i siguroi regjimit Rama 30 mandate në kuvend. Po ti shtojmë këtyre edhe 20 mandate që u siguruan nga përdorimi i administratës publike i bie që regjimi kaloi 50 mandate parlamentare nga koalicioni i PD-së tek PS-ja.

Ky jo vetëm është, por edhe duhet të ishte, realiteti i “fitores” së regjimit. Kush e injoron atë dhe pretendon se Berisha humbi sepse nuk gëzon popullaritet në elektorat, apo se ndikimi i krimit të organizuar edhe pse prezent e ka fryrë por jo përcaktuar fitoren e Ramës është një palaço-analist.

Për të mbuluar manipulimin dhe shitblerjen masive të votës idiotët e dobishëm të regjimit po vjellin në publik pseudo-argumente të tipit “Berisha refuzohej më shumë se Rama në të gjitha sondazhet para zgjedhore”, apo se “PD-ja dilte shumë poshtë PS-së në të gjitha sondazhet”.

Po si mund ti besohet sondazheve kur jetojmë në regjimin më kriminal të globit? Nëse krimi i organizuar është i aftë ti rrëmbejë 30 mandate dhe mbi 300 mijë vota PD-së imagjinoni sa të lehtë e ka të shantazhojë 1000 apo 2000 të intervistuar në një sondazh, ku natyrisht janë përgjigjur me pistoletë në kokë.

Ky është mjerimi mendor i shërbëtorëve të regjimit që refuzojnë të shohin të vërtetën që ndriçon si drita e diellit; rezultatin zgjedhor nuk e përcaktoi populli shqiptar por krimi i organizuar në bashkëpunim me SPAK-un. Krejt tjetër do kish qenë rezultati i zgjedhjeve nëse SPAK do kish arrestuar Troplinët dhe Visin e Pojës para datës 11 maj dhe jo pas saj.

Është i njëjti SPAK që e arrestoi Erjon Veliajn jo menjëherë para zgjedhjeve të 11 majit por shumë javë përpara për të ndihmuar Edi Ramën me fushatën e Tiranës, duke i dhënë kohë ta organizojë atë pa Erjonin. Ishte kjo strategji politike e SPAK që prodhoi fitoren e thellë të Ramës dhe PS-së në Tiranë.

Për të justifikuar gjenocidin elektoral të regjimit Rama mjaft palaço-analistë dhe idiotë të dobishëm argumentojnë se Berisha deklaron se zgjedhjet ishin farsë për të mos pranuar humbjen, sepse përndryshe do detyrohej të jepte dorëheqjen si kryetar i PD-së. Sipas propagandës ramiste Berisha i trëmbet Nenit Basha në statutin e PD-së.

Ky është një argument idiot sepse Berisha nuk ka nevojë për asnjë justifikim politik për të ndenjur përjetësisht në krye të PD-së. Aty e ka vendosur Zoti ndaj askush tjetër nuk mund ta heqë. Ai fare lehtë mund të deklarojë nesër se zgjedhjet i humbi ai vetë dhe përsëri të rizgjidhet kryetar i PD-së.

Si do ta rrëzoka Berishën neni Basha sot që është kryetar ndërkohë që nuk e rrëzoi dot Kryetari Basha me SHBA-të nga pas kur doktori ishte anëtar i thjeshtë? Kaq mjafton për të kuptuar mjerimin e llogjikës së regjimit dhe të zëdhënësve të tij.

Doktori nuk ka asnjë interes personal në denoncimin e vjedhjes së votës. Lufta e tij është për një demokraci shqiptare ku vota as nuk shitet dhe as nuk blihet, siç ka ndodhur historikisht brenda PD-së nën udhëheqjen e Berishës. Aty vota kurrë nuk është shitur apo blerë, sepse nuk ka pasur asnjë vlerë.

Nëse eleminojmë shit-blerjen e votës regjimi Rama bie menjëherë sepse popullit i jepet mundësia të votoj lirshëm për Berishn. Ndaj sfida kryesore e demokracisë shqiptare sot është ruajtja e votës së opozitës berishiste nga vjedhja, shitja apo blerja.

Deri tani janë hedhur të paktën dy propozime interesante për tu përballur me këtë sfidë. Njëri prej tyre është kalimi i PD-së në parti anti-sistem që nuk merr pjesë në votime sepse jemi nën regjim dhe jo në demokraci.

Ndonëse kemi të bëjmë me një një propozim inteligjent dhe invovativ duhet pranuar se shancet që një qasje e tillë të ruaj votën opozitare janë të pakta. Mos-pjesmarrja e PD-së në zgjedhje nuk e pengon regjimin Rama për të blerë vota në masë dhe për të “fituar” zgjedhjet pa kundërshtar.

Përkundrazi, shërbëtorët e regjimit dhe idiotët e dobishëm do çirren në kor se PS-ja fitoi sepse PD-ja nuk u paraqit në zgjedhje, edhe pse në të vërtetë PS-ja edhe në këtë rast do fitonte sepse bleu votat masivisht. Kjo është narkoza e demokracisë shqiptare që për rezultatin e zgjedhjeve ia vesh fajin gjithnjë opozitës madje edhe kur ajo nuk merr fare pjesë në zgjedhje.

Një ide e dytë akoma më largpamëse është që PD-ja të sillet si parti e vogël dhe jo e madhe. Kjo është një ide tepër e llogjikëshme sepse një parti e vogël merr më pak vota se një parti e madhe. Më pak vota ruhen më kollaj se më shumë vota.

E megjithatë edhe kjo zgjidhje ndonëse plotësisht e llogjikëshme në teori nuk funksionoi në praktikë. Në zgjedhjet e 11 majit Berisha arriti ta zvogëlojë me shumë sukses votën e PD-së, me rreth 250 mijë vota. E megjithatë vjedhja dhe shitblerja u rrit në raport me vitin 2021. Gjasat janë që ky fenomen do vazhdojë edhe në zgjedhjet e vitit 2029.

Në fakt e vetmja qartësi që kemi mbi zgjedhjet e ardhëshme parlamentare është se Berishës do ia vjedhin votën përsëri. Ndonëse Berisha di ta ruaj demokracinë shqiptare e vërteta e dhimbëshme është se ai nuk di ta ruaj votën opozitare. Vjedhja, shitja dhe blerja masive e votës berishiste në farsën elektorale të 11 majit ishte dëshmia e radhës se PD-ja e Berishës nuk di ta ruaj votën e saj.

Pikërisht për këtë arësye është koha që Berisha dhe berishizmi ti bëjnë thirrje shqiptarëve që votën mos ta depozitojnë te PD-ja por tek partitë e reja opozitare. Ato treguan qartë se dinë ta ruajnë votën, madje edhe pa komisioner, pa vëzhgues të mjaftueshëm dhe pa milionat që hodhi PD-ja në fushatë.

Natyrisht votuesi i PD-së mund të jetë skeptik. Vota për partitë e reja opozitare mund ti duket si një votë e çuar dëm pasi probabiliteti që ato të rrëzojnë Ramën në vitin 2029 është ende i ulët.

E megjithatë ai është shumë më i lartë se në rastin e PD-së berishiste. Shancet e saj për të rrëzuar Ramën dhe për të ardhur në pushtet në vitin 2029 janë zero, sepse që tani e dimë që Berishës do i vjedhin votën.

Next Post
Deputetët e PD kërkojnë ta shkarkojnë nga komisioni i Medias, reagon Flutura Açka: Një tufë interesaxhinjsh pa moral

"Basha i shkeli syrin Ramës", Flutura Açka: Berisha të largohet urgjentisht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In