• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ta largojmë lodhjen?

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse vazhdimisht ju hapet goja dhe ndiheni të rraskapitur, edhe pse gjatës natës flini shtatë apo tetë orë dhe ushqeheni në mënyrë të drejtë, ndoshta keni problem me pagjakësinë, alergjitë e gjëndrave tiroide apo e keni tepruar me kafe.

Ndoshta është koha të vizitoni mjekun dhe të bëni një kontroll sistematik. Lodhja e pashpjegueshme shpesh nuk është shenjë e ndonjë sëmundjeje serioze, por është vetëm pasojë e mbingarkesës apo mungesës së gjumit, transmeton Koha.net. Por, nëse zgjat më shumë se një javë, për problemet potenciale shëndetësore, megjithatë duhet të bisedoni me mjekun.

Mungesa e hekurit në gjak

Sot shumica e ekspertëve mendon që lodhja është pasojë e proceseve komplekse në sistemin nervor qendror – në tru, palcë kurrizore dhe nerva – të cilat nuk janë hulumtuar aq sa duhet.

Mënyra jo e shëndetshme e jetës nënkupton ushqimin e varfër me vitamina, moslëvizjen dhe mbingarkesa me punën dhe detyrimet e tjera, gjë që shkakton që shumë njerëz të ndihen të rraskapitur, të plogësht dhe pa qejf.

Ka edhe prej atyre të cilët në përditshmërinë dinamike mundohen t’i ruajnë shprehitë e shëndetshme dhe kujdesen që trupit të tyre t’i sigurojnë mjaft pushim dhe relaksim, por megjithatë ndihen të rraskapitur. Në disa raste lodhja mund të jetë shenjë për disa probleme të tjera të fshehura shëndetësore, si anemia, hipotireoza, alergjitë apo problemet e zemrës.

Nëse jeni në fazë reproduktive, keni gjakderdhje të mëdha gjatë ciklit menstrual apo keni lindur fëmijë para pak kohe, vazhdimisht ju mbyllen sytë dhe ndiheni të lodhur – ndoshta vuani nga anemia, shkaku kryesor i lodhjes te femrat.

Mungesa e hekurit në rruazat e kuqe të gjakut ka si pasojë futjen e zvogëluar të trupave me oksigjen për çka keni nevojë të vazhdueshme të koteni dhe ndieni lodhje.

Lajmi i mirë është që me ndryshimin e shprehive dhe me terapinë e përshtatshme anemia juaj mund të zhduket për vetëm 30 apo më pak ditë.

Hipotireoza njihet vështirë

Nëse lodhja juaj reflektohet me lëvizje të ngadalta, disponim të ndryshueshëm, madje edhe me depresion të lehtë, gjithsesi duhet të shkoni të bëni kontroll të gjëndrave tiroide, transmeton Koha.net.

Në Amerikë, 17 për qind e femrave të moshës 60-vjeçare kanë çrregullim të funksionimit të gjëndrës tiroide dhe fare nuk e dinë këtë gjë, dhe si rrjedhojë as nuk e marrin terapinë e përshtatshme çka është një problem i madh shëndetësor.

Hipotireoza është gjendje në të cilën gjëndra tiroide nuk prodhon mjaft hormone dhe kjo reflektohet në ngadalësimin e funksioneve trupore dhe mendore. Lodhja, përtacia dhe vështirësitë në koncentrim – të gjitha këto janë simptoma të përgjithshme të hipotireozës.

Shtesat ushqimore

Në barnatore mund të gjeni një varg të preparateve natyrore në formë të shurupeve, kapsulave apo tabletave që treten, të cilat rekomandohen si terapi për njerëzit anemikë, por mund të shfrytëzohen edhe në mënyrë preventive si shtesa në ushqim.

Shumica e këtyre preparateve përmbajnë hekur natyror dhe janë të bëra me bazë të panxharit, karotës, selinos, dhe perimeve të tjera të pasura me hekur. Shpesh përmbajnë edhe shtesa si vitaminat B apo C.

Pasi që bëhet fjalë kryesisht për preparate bimore, nuk ka kufizime të veçanta në konsumimin e tyre, përveç te disa tableta të cilat nuk do duhej të merreshin më gjatë se dy muaj, sepse kanë përbërës sintetikë.

Megjithatë, rekomandim i përgjithshëm është që terapinë kundër anemisë ta aplikoni vetëm në marrëveshje me mjekun, rreth tre muaj, dhe pastaj përsëri bëhen analizat laboratorike të gjakut.

Mjekët më së shpeshti rekomandojnë edhe një konsumim tremujor të tabletave, por më e rëndësishme se marrja e shtesave ushqimore për përmirësim të përhershëm të gjendjes është që tërësisht t’i ndryshoni shprehitë e ushqimit, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Supergjobat/ Përdorimi i celularit gjatë drejtimit do të ndëshkohet nga 5- 15 mijë lekë

Së shpejti, telefonatat në rajon do të jenë pa roaming

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In