• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Si ta dalloni gjarprin helmues? Eksperti tregon shenjat dhe këshillat që mund t’ju shpëtojnë jetën

by E B
01/07/2026 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rritjen e temperaturave shtohen edhe rastet e hasjes së gjarpërinjve në natyrë. Njohja e llojeve të tyre dhe mënyra e reagimit në rast pickimi mbetet e rëndësishme për sigurinë e çdo individi. Zoologu Rrok Smajlaj shpjegon si mund të dallohen gjarpërinjtë helmues nga ata jo helmues.

“Vetëm familja e nepërkës te ne është e rrezikshme. Zakonisht, nepërkat e kanë kokën në formë trekëndëshe, të shtypur në drejtimin dorso-ventral. Kanë një bri në pjesën e përparme të nofullës së sipërme. Nga lart dallohen ondulacionet dhe ngjyrat, si edhe shenjat në formë rombesh që kanë në mënyrë të veçantë. Nepërkat dallohen shumë qartë, pasi gjarpërinjtë e tjerë nuk i kanë këto tipare. Kanë një sistem neurohormonal që u mundëson ndryshimin e ngjyrave në një kohë shumë të shpejtë, për t’u mbrojtur nga armiqtë ose për t’u maskuar gjatë sulmit”, tha ai për Rtsh.

Ai tregon gjithashtu se si duhet vepruar në rast pickimi nga një gjarpër.

“Nëse ndodh dhe jemi larg, pa mundur të arrijmë shpejt në spital, për shembull në Vermosh, duhet të kemi kutinë e ndihmës së shpejtë, duke pasur edhe serumin antivipër me vete, sepse një injeksion intramuskular, pak a shumë, jemi të zotë ta bëjmë të gjithë. Në qoftë se kafshimi është në dorë, mund të bëhet një lidhje këtu, jo për të bllokuar krejt qarkullimin e gjakut, por në një farë mënyre që helmi të mos përhapet drejt zemrës, sepse paraliza e muskulit të zemrës çon në vdekje direkte”, tha ai.

Njohja e gjarpërinjve dhe e mënyrës së reagimit në rast pickimi mbetet thelbësore për të shmangur panikun dhe për të rritur sigurinë gjatë qëndrimit në natyrë.

Next Post
Sherr mes dy personave në Kombinat, njëri qëllon me armë

Të tjera ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, ja kush janë drejtuesit e rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com