E dini që orizi është shumë i mirë për lëkurën? Ai është i pasur me acid linoleik dhe squalene, elementë që mbrojnë lëkuren nga djegiet dhe bëjnë rigjenerimin e saj.
Ja si të përgatisni një maskë efikase për largimin e rrudhave dhe për të pasur një lëkurë më të butë.
Për këtë maskë ju duhen 3 lugë çaji oriz, një lugë çaji qumësht dhe një lugë çaji mjaltë. Pasi të zieni orizin shtoni qumësht të ngrohtë në të dhe përzieni. Pasi ti keni përzier mirë, shtoni një lugë mjaltë.
Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të thahet, pastaj hiqeni maskën dhe lajeni fytyrën me ujë.