• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ta bëjmë të paprekshme drejtësinë nga gjyqet e rrugës

by Mero Baze
06/10/2025 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Krismat mbi trupin e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë do të ushtojnë gjatë në veshët tanë, si një shenjë e pafuqisë për të ndaluar të keqen. Vrasja e tij nuk është vetëm çështje sigurie në gjykata. Është edhe ajo, por nuk është arsyeja kryesore. Arsyeja kryesore mbetet vendimi për ta vrarë. 

Reagimet e institucioneve të shtetit dhe të drejtësisë tregojnë një kapitullim. Nëse mendoni vërtet se në të ardhmen gjyqtarët do të jenë të sigurt, se do të bëni thjesht një tender për një skaner më të mirë, apo do të forconi Kodin Penal për mbajtjen pa leje të armëve, thjesht po ndihmoni vrarësit. Ata që marrin vendimin për të vrarë janë të gatshëm edhe të vriten, dhe jo vetëm të dënohen. 

Problemi është si ta dekurajojmë vrasjen e një gjyqtari, dhe si të forcojmë mitin e paprekshmërisë ndaj tyre. Vrasja e një gjyqtari nuk ka asnjë justifikim, asnjë alibi, dhe mbi të gjitha nuk duhet të ketë kurrë amnisti. Në rastin konkret bëhet fjalë për një akt dhune shumë të rëndë, një sulm të dukshëm mbi drejtësinë — për të mbrojtur një akt korruptiv të një drejtuesi lokal kundër 31 familjeve të strehuara në një objekt të veçantë. 

Edhe sikur e drejta të duket në anën e vrasësit, ajo nuk duhet të justifikohet apo të amnistohet kurrë. Institucioni i gjyqtarit pranohet si i paprekshëm nga palët në konflikt, dhe është i shenjtë për shoqërinë. 

Për të dekurajuar sulmet mbi gjyqtarët duhet, së pari, që aktorët tanë politikë — që janë dhe njerëzit më me zë në vend — të mos bëjnë objekt sulmi publik gjyqtarët duke i personalizuar ata. E di që politika që flet nuk vret, por duke demonizuar figurën e gjyqtarit i bëjmë ata të prekshëm për njerëzit e thjeshtë dhe hyjmë në garë me llumin e shoqërisë për të dënuar e eliminuar ata. Kritikat ndaj drejtësisë janë normale. Shoqëria nuk mund të mbyllë gojën kur drejtësia gabon, por personalizmi i sulmeve dhe bullizmi publik i gjyqtarëve, siç ndodh shpesh para SPAK me Sali Berishën, që çdo herë sulmon një gjyqtare dhe prokurorë të tij, duke I  bërë ata target dhe për kriminelët. 

Për të dekurajuar vrasjet e gjyqtarëve, duhet të rritet besimi i publikut tek drejtësia — dhe kjo bëhet me institucione të forta. Ministria e Drejtësisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si institucione që mbikëqyrin gjyqtarët, nuk duhet t’ia lënë gjyqin popullit; ata duhet të jenë në krye të marrjes së masave disiplinore, të kontrollit të besimit publik ndaj gjyqësorit dhe të sigurojnë që çështjet të mos zgjidhen “me grykë të pushkës” por me majën e lapsit dhe me instrumentet institucionale. 

Po ashtu, KLGJ duhet të jetë i kujdesshëm dhe solemne, kur përzgjedh listat e gjyqtarëve për t’i futur në sistem: përzgjedhja duhet të reflektojë besimin e publikut tek drejtësia dhe jo të jetë rezultat i pazareve të brendshme miqësore apo klienteliste. 

Duhet vendosur një raport realisht i pavarur midis përgjegjësisë së hetimit dhe asaj të gjykimit, që gjyqtarët të mos njehësohen me prokurorët. Prokuroria nga natyra e punës ka nevojë për autonomi profesionale për të ngritur me shumë dyshime, por gjykata është ajo që verifikon vetëm të vërtetën e provueshme dhe gjykon sipas provave. Nëse jo, do të shkojmë drejt gjyqeve popullore dhe reagimeve të shëmtuara e poshtëruese. 

Për të parandaluar vrasjet e gjyqtarëve duhet, mbi të gjitha, të forcojmë mitin e paprekshmërisë së tyre jo vetëm fizikisht, por edhe profesionalisht. Për këtë, sistemi i ri i drejtësisë duhet të funksionojë me të gjitha mekanizmat e tij të ankimimit, të rritjes së besimit të publikut, të krahasimit të vendimeve me Strasburgun dhe të adoptimit të standardeve të drejtësisë evropiane në gjykatat tona. Vetëm kur çështjet që shkojnë në Strasburg zgjidhen dhe vendimet e gjykatave tona reflektojnë standarde ndërkombëtare, atëhere besimi publik tek drejtësia rritet. Përndryshe, drejtësia jonë bëhet e pabesueshme dhe humbet shenjtërinë morale, kur fillojmë I japim mendje dhe Gjykatës evropiane. 

E vetmja mënyrë që drejtësia të jetë e sigurt është që ta ruajmë atë nga humbja e autoritetit: nga bullizmi publik, nga klientelizmi, korrupsioni dhe mungesa e institucioneve që kontrollojnë standardin e saj. 

Gjyqtarët nuk ruhen vetëm duke shtuar roje në gjykata. Kush merr vendimin për të vrarë gjen mënyrën për ta bërë atë. Ne duhet të ndalim marrjen e këtij vendimi – dhe këtë e bëjmë jo duke shtuar roje, por duke shtuar vëmendjen tonë, institucionale dhe qytetare, mbi drejtësinë shqiptare. Gjykimin e saj nuk duhet ta lëmë në dorë të gjyqeve popullore në rrugë. 

 

 

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Pse demokratët po votojnë majtas?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

December 23, 2025
Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

December 23, 2025
Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

December 23, 2025

Fundi i qytetarit demokratik në Shqipëri!

December 23, 2025
“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

December 23, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

December 23, 2025
E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

December 23, 2025
Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

December 23, 2025
“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

December 23, 2025
Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com