• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse demokratët po votojnë majtas?

by Artur Ajazi
06/10/2025 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI 

Në dy zgjedhjet e fundit, ka rezultuar se për Partinë socialiste, kanë votuar edhe shumë demokratë. Pse ka ndodhur kjo, pse demokratët po votojnë majtas, zgjedhin emrin, emrat, apo alternativën ? Fakti është se, po zgjedhin të dyja, edhe emrat, edhe alternativën.

Gjithashtu po zgjedhin edhe të ardhmen, njeriun që prezanton programin, dhe që premtimet nuk i ka “sllogane fushate”, por realitete. Ngjarjet e 3-4 viteve të fundit në kampin demokrat, shpërbërja e asaj partie, lufta e munguar e ideve dhe mendimeve ndryshe, largimet brutale, mungesa e transparencës dhe afrimit të të rinjve, betejat e drejtuesit të PD dhe shpurës tij, thjesht për interesa personale, kanë larguar qindra mijëra demokratë nga partia e tyre. Ata e shohin vehten më komodë tek e majta, dhe raste të tilla ka me qindra.

E ndjejnë vehten më të çlirët tek partia e Edi Ramës, ku shprehin idenë, mendimin dhe zemërimin pa patur frikën e ndëshkimit. Partia Socialiste mbetet parti progresiste, e hapur, ku çdo mbështetës, anëtar, apo militant i saj, gjen hapësirën, për të shprehur pa droje mendimin e tij.

Nga Partia Demokratike në 35 vjet, kanë ikur me qindra e mijëra anëtarë dhe militantë, që ndjenë zhgënjimin dhe mallëkimin e atyre që kapën pushtetin, dhe u pasuruan duke vjedhur dhe manipuluar me votën e tyre. Efekti “Rama”, ndryshimet dhe progresi që ka bërë vendi qysh pas 2013, ndikuan si një lloj “magneti” për të afruar rreth PS, me qindra e mijëra demokratë, gjë e cila u përkthye në votë ndaj të majtës në 2 zgjedhjet e fundit. Aspak nuk është e vërtetë hipoteza e Berishës se “Rama na vjedh votat”.

Jo, Rama i bën për vehte demokratët me premtimet e mbajtura, me ftesën se “ardhja tek Partia Socialiste mbetet e vetmja rrugë drejt lirisë dhe progresit personal, familjar dhe kombetar”.  Berisha e di fare mire se, ka shumë demokratë që kanë ikur nga PD drejt PS, ashtu siç e di fare mirë se, vota e tyre për të majtën ka ardhur si rezultat i degradimit të partisë së Idealeve të Dhjetorit 1990. Ndaj dhe nuk habitet, nuk surprizohet, por vazhdon akoma me avazin e vjetër “Rama na vjedh votat, Rama na ble votat”.

I mësuar  dhe rehatuar me realitetin mbytës që ka brënda partisë tij, dhe duke besuar marifetet që vetë i ka zbatuar në zgjedhje qysh nga 1996, Berisha beson akoma se, “do ti bëjë demokratët leshko”, dhe do ti ftojë ata të mbushin sheshet për protesta që nuk kanë lidhje fare me rezultatin e zgjedhjeve, por vetëm me interesat e tij personale, dhe klanore. Përsa kohë Berisha do të qëndrojë majë PD me pahir, aq kohë do të ketë edhe largime masive të demokratëve drejt të majtës.    

 

 

 

 

 

Next Post
Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së gjyqit, autori i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së gjyqit, autori i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com