1817- Simon Bolivar formon qeverinë e parë të pavarur të Venezuelës.
1905- Gjatë Revolucionit të parë rus, Cari rus Nikolla II Alexandroviç Romanov ofroi me “Manifestin e Tetorit” një votim më të gjerë, një parlament të zgjedhur (Duma) me fuqi legjislative dhe një garanci për liritë civile.
1938- Miliona amerikanë u kapën nga paniku teksa dëgjuan një dramë radiofonike të bazuar në romanin e Herbert George Wells, “Lufta e Botëve”, të regjistruar nga Orson Welles, në radion CBS, duke menduar se ishte një sulm i vërtetë marsian në Tokë.
1974- Me një nokaut mbi George Foreman, Muhammad Ali kthehet triumfalisht në boks në moshën 32 vjeçare.
1975-Princi Juan Carlos merr përsipër udhëheqjen e Spanjës nga diktatori atëherë i sëmurë rëndë Francisco Franco.
1990- Kina publikoi rezultatet e një regjistrimi, sipas të cilit popullsia e saj është një miliard e 13 milionë njerëz.
2003- Gjykata e Lartë e Romës liron ish-kryeministrin italian Giulio Andreotti, i dënuar pak më parë me 24 vjet burg për bashkëpunim në vrasjen e gazetarit Carmin Picorelli në vitin 1979.
2006- Ish-diktatori kilian Augusto Pinochet vendoset në arrest shtëpiak për torturë, vrasje dhe rrëmbim gjatë sundimit të tij 17-vjeçar. Pinochet vdiq më 10 dhjetor 2006 në një spital në Santiago. Llogaritet se gjatë diktaturës së tij, rreth 3000 njerëz u vranë në trazira dhe përndjekje politike, ndërsa rreth 28000 iu nënshtruan formave të ndryshme të torturave. BETA











