1498- Lundërtari portugez Vasco da Gama mbërrin në portin e Kalikat, në Indinë jugperëndimore, duke zbuluar një rrugë të re detare rreth Kepit të Shpresës së Mirë.
1506- Vdes lundërtari italian Cristoforo Columbo, i cili zbuloi Amerikën në udhëtimet e tij në Botën e Re.
1799- Lindi shkrimtari francez Honore de Balzac. Si protagonist i llojit të romanit realist, ai krijoi një opus me qindra libra nën titullin e përbashkët “Komedia Njerëzore” në të cilat përshkruante personazhe nga fusha të ndryshme të jetës.
1806- Lindi filozofi dhe ekonomisti anglez John Stuart Mill, një nga themeluesit e ekonomisë politike dhe një avokat i utilitarizmit në etikë. Në logjikë, ai përsosi kërkimin mbi marrëdhëniet shkakësore midis dukurive (“Parimet e ekonomisë politike”, “Sistemi i logjikës”, “Utilitarizmi”).
1915- Lindi gjenerali dhe politikani izraelit Moshe Dayan. Në Luftën Arabo-Izraelite të viteve 1948-49, ai komandoi trupat në frontet e Sirisë dhe Jerusalemit, dhe në sulmin anglo-francezo-izraelit në Egjipt në vitin 1956, ai udhëhoqi trupat izraelite në pushtimin e Sinait. Gjatë luftës gjashtëditore izraelito-arabe në vitin 1967, ai ishte Ministër i Mbrojtjes.
1956- Amerikanët kryen shpërthimin e parë të një bombe me hidrogjen të hedhur nga një aeroplan mbi ishullin Bikini të Paqësorit.
2010- Pesë piktura me vlerë rreth 100 milionë euro u vodhën nga Muzeu i Artit Modern në Paris: Respektivisht punë nga Pablo Picasso, “Pastoral” nga Henri Matisse, “Pema e Ullirit pranë Estac” nga Georges Braque, një punë nga Amadeo Modigliani dhe një punë e Fernand Leger. Kjo është vjedhja e dytë më e madhe e veprave të artit kurse rekordi famëkeq mbahet nga hajdutët që rrënuan Muzeun Isabella Stuart Gardner në Boston.
2015- Pesë bankat më të mëdha në botë, JPMorgan Chase, Citigroup, Barclays, RBS dhe UBS, u deklaruan fajtore për akuza penale në Shtetet e Bashkuara për manipulim të dollarit dhe euros. Katër bankat e para u gjobitën me gjithsej 5.7 miliardë dollarë, ndërsa bankës zvicerane “UBS” iu dha imuniteti për shkak të bashkëpunimit me hetuesit. BETA