1469-Vdiq piktori fiorentin Fr. Filipo Lipi (Filippo Lippi), përfaqësuesi më i rëndësishëm i Renesancës së hershme në pikturë, mësues i Botticelli-t.
1803 Vdiq shkrimtari italian Vittorio Alfieri italian, që bëri tragjedinë e parë autentike në letërsinë italiane, e ka frymëzuar brezat që u përgatitën për Rilindjen Kombëtare italiane (“Saul”, “Mira”, “Filip”, “Agamemnon”, “Brut I”,” Brut II “).
1895-Lindi shtetari argjentinas Juan Domingo Peron, president që nga viti 1946-1955, kur u rrëzua me një grusht shteti ushtarak. Pas 17 vjet mërgim, ai u kthye triumfalisht në Argjentinë në vitin 1972, dhe në vitin 1973 ai u rizgjodh president. Ai vdiq në vitin 1974 dhe presidente e Argjentinës u bë bashkëshortja e tij, Isabella.
1954- Forcat ushtarake të Vietnamit të Veriut hynë në kryeqytetin e Hanoi.
1970- Çmimi Nobel për Letërsinë iu dha shkrimtarit rus Alexander Isaevich Solzhenicin. (b.an)