1518 – Lindi piktori italian Jacopo Tintoreto, një nga mjeshtrat më të mëdhenj të shekullit të 16-të, i famshëm për aftësitë e tij në prodhimin e efekteve të jashtëzakonshme të dritës. Ai pati një ndikim të madh në pikturën evropiane, veçanërisht te Impressionistët (“Darka e fundit”, “Gjykimi i fundit”).
1758 – Lindi Admirali Horacio Nelson, një nga strategët më të mëdhenj në historinë e luftërave detare. Ai realizoi një fitore thelbësore mbi flotën e Napoleonit, kurse në vitin 1805 i dha një humbje katastrofike flotës së përbashkët Spanjo-Franceze në Trafalgar
1901 – Lindi Enrico Fermi, fizikani bërthamor italian, fitues i Çmimit Nobel në Fizikë në vitin 1938. Ai bëri një numër përparimesh themelore në fizikën e bërthamës atomike, dhe më 2 dhjetor 1942 realizoi reaktorin e parë bërthamor në Çikago. Kjo datë merret gjithashtu si fillimi i epokës së atomit.
1930 – Ka ndërruar jetë piktori rus Ilya Yefimovich Rjepin, përfaqësuesi kryesor i Realizmit në pikturën ruse. Ai ushtroi një ndikim të madh në artistët e kohës së tij dhe ishte një model për Realizmin Socialist Sovjetik (“Ivan i Tmerrshëm dhe biri i tij Ivan”, “Arrestimi i Propagandistit”). (BETA)