1881 – Vdiq Fjodor Mikhailovich Dostojevski, një nga shkrimtarët më të mëdhenj rusë me famë botërore, puna e të cilit në shekullin e 20 u bë një burim i pashtershëm për studimet dhe interpretimet më të ndryshme letrare, teorike, estetike, psikologjike dhe filozofike. Ai ndikoi në letërsinë e përgjithshme evropiane dhe amerikane, dhe atij iu drejtuan shumë ekspresionistët në letërsi dhe ekzistencialistët në filozofi (“Krim dhe Ndëshkim”, “Vëllezërit Karamazov”,”Idioti”).
1801 – Traktati i paqes midis Austrisë dhe Napoleonit në Lineville në verilindje të Francës pushoi së ekzistuari Perandorinë e Shenjtë Romake, kurse Perandori Franc II i Habsburgëve hoqi dorë nga titujt e perandorit romak të popullit gjerman plot pesë vjet më vonë.
1849 – Revolucionari italian Giuseppe Macini (Giuseppe Mazzini) e shpalli Romën republikë. (b.an)