1960 – Kandidati i Partisë Demokratike John Kennedy u bë presidenti i 43-të dhe njëkohësisht më i riu në historinë amerikane. Ai u vra në Dallas më 22 nëntor 1963.
1519 – Pushtuesi spanjoll Hernan Cortez mbërriti në Meksikë, ku u prit nga Astekët, duke besuar se ai ishte rimishërimi i hyjnisë Aztec, Kecalkoatl , ndaj u shoqerua me nderin më të lartë.
1674 – Vdiq shkrimtari anglez John Milton, sipas shumë studiuesve, poeti më i madh anglez pas Shekspirit. Si ndjekës i Cromwell dhe revolucionit civil u bë sekretari i latinishtes në 1649 në qeverinë e Cromwell dhe shkroi shumë pamflete politike dhe filozofike politike. Ai shkroi veprat e tij më të mira pas restaurimit, verbërisë, varfërisë dhe zhgënjimit në politikë dhe shoqëri (“Parajsa e humbur).
1793 – Për herë të parë, Louvre, kështjella e mbretërve francezë nga 1204, u hap për publikun, kurse me vendimin e qeverisë revolucionare u shndërrua në një muze. (b.an)