1960 – Kandidati i Partisë Demokratike John F. Kennedy u bë në moshën 43- vjeçare presidenti më i ri në historinë e SHBA. Ai u vra në Dallas më 22 nëntor 1963.
1519 – Pushtuesi spanjoll Hernan Cortes arriti në Meksikë, ku Aztekët, duke besuar se ai është rimishërimi i zotit Aztek, Quetzalcoatl, i kanë dhënë nderimet më të larta.
1656 – Lindi astronomi anglez dhe gjeofizikani Edmund Halley, i cili për herë të parë ka përcaktuar rrugën e një komete duke parashikuar lëvizjen e saj periodike (kometa Halley). Ai bëri katalogun e parë të yjeve të ndritshëm të qiellit jugor dhe grafikun e parë meteorologjik.
1674 – Vdiq shkrimtari anglez John Milton, që konsiderohet nga shumë si poeti më i madh anglez, së bashku me Shekspirin (Shakespeare). Ai ishte mbështetës i Oliver Kromuell dhe revolucionit qytetar në 1649. U zgjodh sekretar për kancelarinë latine në qeverinë e Kromuellit dhe shkruajti pamflete politike, fetare dhe filozofike. Puna e tij më e mirë është shkruar pas tërheqjes dhe zhgënjimit në politikë dhe shoqëri ( “Parajsa e humbur “, “Luftëtari samson”). (b.an)