1878 – Në New Hevn në Shtetet e Bashkuara është vënë në veprim centrali i parë telefonik, dy vjet pasi Alexander Graham Bell ka patentuar telefonit.
1887 – Ka lindur pianisti polak Artur Rubinstein.
1935 – Islanda u bë vendi i parë në të cilin është legalizuar aborti.
1939 – Vdiq poeti irlandez dhe dramaturgu William Butler Yeats, figura më e rëndësishme e rilindjes kombëtare irlandeze, bashkë-themelues dhe menaxher i Teatrit Kombëtar (Teatri Ebi). Aktiviteti i tij ka frymëzuar lulëzimin e dramës irlandeze kombëtare dhe ka marrë pjesë në jetën politike publike dhe u zgjodh senator nga viti 1922 deri 1928. Ai fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 1923. (b.an)