280 – Ka lindur perandori romak Konstandini I (Konstandini i Madh), i cili filloi kristianizimin e Perandorisë Romake (sipas disa burimeve, ka lindur në Naissus, Nishin e sotëm). Në vitin 313 ai nxori ediktin e Milanos ndaj tolerancës që krishterimi ishte i barabartë me fetë e tjera, kurse në vitin 325 mblodhi Këshillin e parë Ekumenik të Nikesë, i cili ka formuar bazën e sistemit dogmatik dhe kanonik të kishës së krishterë. Më 330 ai themeloi Konstandinopojën (Stamboll), kryeqytetin e ri të Perandorisë Romake.
1887 – Vdiq kompozitori rus dhe shkencëtari Alexander Borodin, një anëtar i grupit historik muzikor rus “Pesë të mëdhenj”, puna e të cilit ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e simfonisë ruse dhe muzikës së dhomës. Për punën e jetës së tij, operën “Princi Igor” punoi 18 vjet, dhe atë e ka përfunduar Rimsky-Korsakov dhe Glazunov, duke krijuar një kryevepër të operës romantike ruse. Ai është autor i dokumenteve të rëndësishme në kimi dhe biokimi.
1900 – Është themeluar Partia e Punës Britanike (Labour Party) me Ramsey MacDonald si Sekretar.
1902 – Lindi shkrimtari amerikan John Steinbeck, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1962. Suksesi letrar e ka arritur më 1935, dhe pastaj erdhën disa punë. Ai është përkthyer edhe në shqip, qysh në kohën e socializmit. (b.an)