1541- Sulltani turk Sulejman II pushtoi Budën dhe aneksoi Hungarinë, e cila deri në vitin 1686 njihej si provinca turke e pashallëkut te Budës.
1740- Ka lindur shpikësi francez Joseph Michel Montgolfier, i cili me vëllanë e tij Jacques Etienne ndërtoi balonën e parë të mbushur me ajër të nxehtë në 1783.
1743-Ka lindur kimisti francez Antoine Lavoisier, themeluesi i kimisë moderne. Ai formuloi një ligj mbi indestruktivitetin e materies dhe zbuloi procesin e oksidimit. I dyshuar si një monarkist, ai u ekzekutua në gijotinë në maj 1794 gjatë Revolucionit Francez.
1883- Vullkani Krakatau shpërtheu në ishullin indonezian me të njëjtin emër mes Java dhe Sumatra, ku dy të tretat e ishullit fluturuan në ajër për dy ditë dhe 36,000 vetë vdiqën prej valëve të mëdha në Javën perëndimore. (b.an)









