1970 – Kandidati i propozuar nga të majtët Salvador Allende u zgjodh President i Kilit. Ai u vra në shtator të vitit 1973 prej juntës të oficerëve me një grusht shteti të udhëhequr nga Augusto Pinochet.
1360 – Mbreti anglez Edward III dhe Mbreti frëng Jean II Good (Jean le Bon), nënshkruan një marrëveshje në Kale që përfundoi fazën e parë të Luftës së 100-vjeçare. Anglezët kanë marrë një pjesë të territorit francez, kurse Edward III nga ana e tij ka hequr dorë nga pretendimet për fronin francez.
1601 – Vdiq astronomi danez Tycho Brahe, i cili ngriti observatorin e famshëm “Uranijenburg” në ishullin e Hven, e pothuajse për dy dekada ka vëzhguar planetet, sidomos Marsin. Ai zbuloi një yll të ri në yjësinë e Kasiopesë. (b.an)











