1685 – Lindi Johann Sebastian Bach në veprën e të cilit gjendet baza e traditës së muzikës gjermane. Bashkëkohësit e vlerësojnë atë si një organist virtuoz por vlera muzikore e punës së tij u zbulua në fillim të shekullit të 19-të, epoka e romantizmit muzikor, sidomos pas Mendelssohn ekzekutoi kryeveprën e Bach “Pasioni i Shën Mateut ” (1829). Në opusin e tij të madh gjendet një koleksion i “Koncerteve të Branderburgut ” dhe 48 prelude dhe fuga për piano.
1804 – Hyri në fuqi Kodi i Napoleonit, i të drejtës penale dhe civile franceze, me të cilat Perandori Napoleon I, atëherë “Konsull i përjetshëm”, ka reformuar gjyqësorin.
1829 – 6,000 vetë vdiqën në një tërmet në Spanjë.
1839 – Lindi kompozitori Modest Mussorgsky, një nga te ashtequajturit anetare te grupit të kompozitorëve “Pesë të Mëdhenjtë “, përfaqësuesi i shkollës ruse kombëtare të muzikës (opera “Boris Godunov”).
1871 – Kancelari Otto von Bismarck hapi sesionin e parë të Reichstag (Parlamentit) të Perandorisë së Re të Gjermanisë së sapoformuar. (b.an)