1886 – Lindi revolucionari hungarez Bela Kun, një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Hungarisë, udhëheqës i Revolucionit Sovjetik hungarez në vitin 1919.U ekzekuta në spastrimet staliniste në BRSS në 1939 dhe u rehabilitua pas vdekjes së Stalinit.
1920 – Vdiq eksploruesi amerikan, Admirali Robert Edvin Piri (Edëin Peary), i cili arriti i pari në Polin e Veriut në prill 1909. Ai shqyrtoi pjesën veriore të Grenlandës, lundroi rreth saj dhe në vitin 1901 gjeti se ai ishte ishull.
1938 – Sekretari i Jashtëm britanik Anthony Eden dha dorëheqjen në shenjë proteste të politikës së pëlqyeshme të kryeministrit Neville Chamberlain ndaj diktatorit gjerman Adolf Hitleri.
1942 – Japonezët sulmuan Timorin portugez dhe ishullin Bali në Indinë Lindore Holandeze në Luftën e Dytë. (b.an)