1809 – U lind shkrimtari rus Nikolai Gogol, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të shkollës realiste ruse. Bazuar në punën e tij kritiku Visarion Belinsky formuloi parimet natyrale të shkollës së letërsisë ruse (“Taras Bulba”, “Shpirtrat të vdekur”).
1929 – Vdiq Mareshalli francez Ferdinan Foch, i cili në Luftën e Parë Botërore ka urdhëruar betejat kryesore kundër gjermanëve në Frontin Perëndimor. Në vagonin e tij të komandës në Kompijenju, pranë Parisit, Gjermania, në nëntor të vitit 1918 nënshkroi kapitullimin.
1933 – Nazistët gjermanë në Dakau hapën kampin e parë të përqendrimit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), numri i kampeve në Gjermani dhe vendet e pushtuara arriti në 2,000, dhe në to u vranë rreth 11 milionë njerëz, prej të cilëve gjashtë milionë hebrenj. (b.an)