1906 – Lindi pronari grek i anijeve Aristotel Onassis, një nga pronarët e parë të anijeve në botë, i cili filloi per here te pare ndërtimin e anijeve-çisterna, me të cilat ka fituar pasuri të mëdha. Ai është i njohur edhe për aferën e tij të gjatë te dashurisë me këngëtaren e famshme të operës Maria Callas si edhe pas martesës me Jacqueline Kennedy, e veja e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy (John), i cili u vra në vitin 1963 në Dallas.
1912 – Gjatë Luftës Italo-Turke (1911-12), fletëpalosjet e propagandës u hodhën për herë të parë nga aeroplani.
1919 – Në Berlin, pas një kryengritje të pasuksesshme u vranë liderat e lëvizjes punëtore gjermane Rosa Luxemburg (Rosa Luxsembourg) dhe Karl Liebknecht (Carl Liebknecht).
1929 – Lindi prifti baptist amerikan Martin Luter King (Luther), luftëtar i të drejtave civile. Në luftën për barazinë e njerëzve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara, ai përdori metodat e Gandit për dhunën dhe mosbindjen civile. Ai u vra më 4 prill 1968 në Memphis përpara promovimit te “fushatës së të varfërve”, e cila ishte nisur në fillim të këtij viti. Ai fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1964. (b.an)










