1800 – Napoleon Bonaparti mundi trupat austriake në betejën vendimtare të Marengos në Itali.
1837 – Në Napoli, vdiq shkrimtari italian Xhakomo Leopardi, poeti më i madh lirik i romantizmit italian dhe një nga poetët më të rëndësishëm të Evropës të shekullit të 19-të në poezi ( “Silvia”, “Dialogje dhe Ese” “Zibaldone” ditari “Mendimet”).
1928 – Ka lindur politikani argjentinas dhe revolucionari Ernesto “Che” Guevara. Si një luftëtar i pakompromis për drejtësi ka fituar popullaritet të madh, sidomos në mesin e të rinjve. Ai mori pjesë në revolucionin kuban dhe aty u caktua ministër nën qeverinë e Kastros (1961-65). Në nëntor të vitit 1966 ai u bë udhëheqës i gueriles në Bolivi, por në tetor të vitit të ardhshëm ai u kap dhe u vra. (b.an)