1797 – Lindi poeti gjerman Heinrich Heine, një nga lirikët më të mëdhenj të shekullit të 19-të. Poezia e tij konsiderohet të jetë arritja më e lartë e romantizmit gjerman dhe ka pasur një ndikim të madh në poezinë evropiane.
1937 – Trupat japoneze pushtuan qytetin kinez të Nanking dhe në gjashtë javët që pasuan humbën jetën rreth 200,000 kinezë, kryesisht civilë dhe kjo gjakderdhje hyri në histori e quajtur si “Masakra e Nanking”.
1967 – Junta ushtarake në Greqi pengoi një kundëratak dhe Mbreti Konstantin është detyruar të largohej nga Greqia. Ai u arratis me familjen e tij në Romë.
1981 – Gjenerali Vojçeh Jaruzelski shpalli gjendjen e luftës në Poloni, duke e ndaluar punën e sindikatës së pavarur “Solidariteti” kurse arrestoi mijëra aktivistë. (b.an)










