• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si Shullazi u shndërrua në “zyrë për zgjidhjen e konflikteve”

by Mentor Kikia
27/04/2016 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Unë nuk e besoj atë që Sali Berisha thotë, se Emiliano Shullazi është vartës apo epror i ministrit të brendshëm, apo edhe më lart. Kjo është politikë Shullazërie…

Por unë besoj se Emiliano Shullazi ishte një strukturë “shtetërore dhe drejtësie”, ose me saktë një strukturë paralele që ofronte shërbime dhe bënte drejtësi sipas ligjeve të botës së krimit. Dhe shteti i Shullazit nuk varej shumë nga ndryshimet politike të pushtetit dhe qeverive. Për këtë aryse ai ka vepruar legalisht nën të gjitha qeverisjet dhe për këtë arsye dënimi i tij është sot një mision shumë i vështirë.

Hetimet po zbulojnë dora- dorës se Shullazi nuk ishte thjeshtë një zhvatës apo vrasës. Jo jo, ai ishte një studio e palicencuar që zgjidhte konfliktet mes njerëzve e sipërmarrësve që, ose nuk gjenin zgjidhje tek drejtësia e shtetit, ose nuk i drejtoheshin fare shtetit sepse ishin më zi se Shullazi në punët e tyre. Në një vend ku bizneset u kanë po aq borxhe informale njëri-tjetrit, sa ç’kanë edhe nëpër banka me letra, konfliktet zgjidhen edhe me ndihmën e të fortëve. Në një vend ku të bësh biznes nuk do të thotë vetëm të konkurosh, por edhe të vrasësh apo dëbosh konkurentin nga biznesi, sërish hyjnë në punë të fortët. Ata që sot konsiderohen si viktima të zhvatjes, në fakt, mund të jenë sa viktima aq edhe bashkëpunëtorë të Shullazit. Ata kanë ofruar shpërblime për punë që ua ka mbaruar Shullazi, pasi nuk ua ka dhënë zgjidhje shteti dhe drejtesia. Me pak fjalë, Shullazi ka bërë drejtësi sipas mënyrës së tij, në një vend ku shteti dhe drejtësia nuk kanë funksionuar, si për të tjerët ashtu dhe për të. Ndaj dhe gjetja e dëshmitarëve për ti nxjerrë sot përballë Shullazit në gjyq do të jetë një mision i gati i pamundur.

Sepse Shullazi ka plotësuar një vakum të lënë nga shteti, duke ofruar një shërbim që këkrohej nga tregu i një ekonomie edhe informale edhe të inkriminuar.

Next Post

Argument apo justifikim? Garda për 21 Janarin: Ishim të detyruar të përdornim armët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndalë ne!

March 21, 2026
Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

March 21, 2026
Hidhet shorti në PD, si do të renditen në fletën e votimit Berisha dhe Elezi

Një ditë para protestës, zbulohet mesazhi i PD: E kemi për detyrë ta rrëzojmë Ramën!

March 21, 2026
Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

March 21, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

March 21, 2026
Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

March 21, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

March 21, 2026
“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

Lista e Kombëtares, Silvinjo: Jam xheloz për lojtarët, nuk e di gjendjen e Brojës

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In