• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si i shpëtoi përdhunimit vajza nga Kamza, nga i riu që njohu në FB

by Java News
16/05/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar një djalë 29-vjeçar, me banim ne Lezhe, per shkak se mbi te ka nje denoncim per tentative perdhunimi. Sipas bluve te kryeqytetit, dje u arrestua shtetasi Xhevahir Gera, 29 vjeç, banues në Lezhë, sepse më datë 13.05.2017, ka tentuar të kryej mardhënie seksuale me shtetasen I. R., 23 vjeçe, banuese në Rrëshen.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës dhe është denoncuar në Komisariatin nr.5 nga shtetasja me iniciale I.R., 22 vjeçe. Burime nga Policia thanë dje se, sipas kallëzimit të së resë, djali nga Lezha ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të, teksa po e përcillte me makinë për në shtëpi.

Vajza pretendon se Xhevahir G. ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj, në momentin që ajo ka bërë rezistencë dhe ka nisur të bërtasë e të kërkojë ndihmë. Por në një moment ajo ka arritur të hapë derën e makinës dhe ka dalë në rrugë duke vrapuar në drejtim të shtëpisë.

Në këtë kohë 29- vjeçari i ka dhënë gaz makinës dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa e dëmtuara është paraqitur në Komisariat ku ka bërë denoncim për atë që kishte ndodhur.

Burimet thanë se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, i cili akuzohet për “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë”.

DENONCIMI

Vajza me iniciale I.R., banuese në Kamzë, ka denoncuar se një 29-vjeçar që kishte njohur në rrjetet sociale ka tentuar të abuzojë seksualisht me të në makinë. Sipas deklarimeve që 22- vjeçarja ka dhënë para oficerëve të Policisë, disa muaj më parë ishte njohur në Facebook me një djalë nga Lezha, me emrin Xhevahir G.

Pas njohjes virtuale, dy të rinjtë kanë shkëmbyer edhe numrat e telefonit dhe më pas bisedat e tyre kanë qenë edhe më të shpeshta. Ajo ka folur thuajse çdo ditë me të, por nuk e kishte takuar asnjëherë.

Pasditen e së shtunës, 29-vjeçari i ka telefonuar asaj, duke i thënë se do të vinte nga Lezha për ta takuar. Vajza është bindur dhe e ka takuar për të pirë një kafe. Në kallëzimin e saj ajo sqaron se janë ulur për më shumë se një orë në një lokal në Kamzë.

Më pas ajo shprehet se i ka thënë shtetasit Xhevahir G. se duhej të kthehej në shtëpi, pasi ishte bërë vonë. Djali i ka thënë se do ta shoqëronte me makinë deri afër shtëpisë dhe ajo ka pranuar.

Por pak para se t’i afrohej shtëpisë, në një rrugicë të errët, ai ka tentuar të abuzojë seksualisht me të, pasi ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj. Megjithatë, 22-vjeçarja ka deklaruar se në një moment ka arritur t’i shpëtojë nga duart, ka hapur derën e makinës dhe është larguar me vrap.

ma.me

Next Post
Gjykata: Ja pse e shfajësuam nga akuza për vrasje Mark Frrokun, shpëtoi nga gabimet në hetim

Gjykata: Ja pse e shfajësuam nga akuza për vrasje Mark Frrokun, shpëtoi nga gabimet në hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com