• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si shpërndahen mandatet me opozitën e ndarë?

by Java News
27/02/2021 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Klareta Çumani, Vitjon Nina

Triada politike PS-PD-LSI do të garojë në tre fronte të ndryshme më 25 prill. Kjo do të jetë hera e parë që prej zgjedhjeve të vitit 2009, që Lëvizja Socialiste për Integrim garon më vete, pa qenë pjesë e një koalicioni.

Prej asaj kohe shumë ka ndryshuar. LSI-ja merrte vetëm katër mandate në 2009-ën, por ato ishin përcaktuese për të zgjedhur qeverinë Berisha 2. Dy zgjedhjet e ardhshme, një kah Partisë Socialiste dhe tjetra kah Partisë Demokratike, shënuan ngritjen e LSI-së, në nivele deri 19 mandate parlamentare.

Akuzat mbi socialistët e qendrës kanë qenë të shpeshta, mbi përfitimin e madh të numrave që kanë pasur falë aleancave.

Por, nëse në 2021-shin do të kishim të njëjtat shifra zgjedhore të 2017-ës, por pa koalicione parazgjedhore, si do të ishte shpërndarja e mandateve?

Sipas analizës, ndryshimet do të ishin të dukshme.

Së pari, duhet kuptuar dinamika e re e shpërndarjes së mandateve. Dibrës dhe Gjirokastrës i ikën nga një mandat për shkak të ndryshimeve demografike. Të dy këto mandate, i shtohen Tiranës. Përkatësisht, Dibra shkon në pesë mandate, Gjirokastra në katër dhe Tirana në 36.

Tërësia e votave do të prodhonte një shtim të PS-së dhe PD-së. LSI-ja do të humbiste gjashtë mandate nga ana tjetër. Në kushtet e një votimi identik me atë të 2017-ës, socialistët do të kishin 77 mandate dhe demokratët 49. LSI-ja do të ishte në 13 dhe Tom Doshi do të ruante mandatin social-demokrat në Shkodër, për të plotësuar 140-shen.

Për shkak të aleancës me PD-në, socialistët për integrim humbin ndaj aleatëve mandate që i kanë përfituar pikërisht prej qenies në koalicion.

Gjashtë qarqet ku humbet LSI-ja janë: Tirana, Fieri, Elbasani, Durrësi, Berati dhe Dibra. Kjo e fundit gjithsesi, shumë e diskutueshme për shkak të diferencës minimale të votave.

Demokratët, nga ana tjetër, rriten jo vetëm për shkak të përftimit të disa mandateve të LSI-së, por edhe për shkak se do të merrnin tre mandate të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Këta të fundit janë tashmë pjesë e listës së demokratëve.

Gjithsesi, duhet theksuar se PDIU-ja, ka marrë dy mandate, në Dibër dhe Elbasan, falë dy kandidatëve individualë: Reme Lala dhe Aqif Rakipi. Të dy këta bashkuan votat me PS-në menjëherë pas zgjedhjes së tyre.

E vërtetë është edhe se PDIU-së, nëse do të ishte në koalicion, do t’i shtohej një mandat në Tiranë. Për shkak të pragut zgjedhor rajonal të lartë, kjo e fundit nuk arriti të prodhonte deputetë, pavarësisht 12 mijë e 434 votave kryeqytetase.

Si do të ishte projeksioni real?

Nëse marrim në konsideratë edhe mandatet individuale, situata do të ishte disi më e ndryshme.

Socialistëve do t’u kalonin automatikisht dy mandate të PDIU-së, duke i çuar në 79. PD-ja do të kalonte kështu në 47.

Bazuar në shifra, mandati gjirokastrit i LSI-së, do të varej nga një grusht votash. Kjo, për shkak se qarkut i ikën automatikisht një deputet dhe ndryshoret janë të vogla. E njëjta gjë do të ndodhte edhe me mandatin e Dibrës, i cili është në fije të perit.

I sigurt është fakti se në skenarin më të mirë, LSI-ja do të kishte 13 mandate. Mundësia do të ishte e hapur që me të njëjtat vota, të shkonte deri në 11. Ky do të ishte një ndryshim prej 8 mandatesh nga sa morën socialistët e qendrës konkretisht në 2017-ën.

Por kjo analizë nuk e saktëson si do të jetë qasja e votës së 25 prillit. Sipas sondazheve – të gjithëve – LSI-ja pëson rënie drastike në shumicën e qarqeve. Nëse perceptimi është i drejtë, rrezikon që forca e majtë e qendrës të marrë një shumë mandatesh një shifrore – potencialisht deri në gjashtë.

Ndërsa çfarë duket më e paparashikueshme, është grumbullimi i votave drejt poleve. Me një logjikë të tillë, do të duhej që PD-ja të merrte 65 mandate për të krijuar qeverinë me marrëveshje pas-zgjedhore PD-LSI.

Kjo do të kërkonte një shtim prej 22 mandatesh të demokratëve. Më saktë, një fryrje tërësore me rreth dhjetë mandate opozitare.

Vetëm kutitë e votimit do të reflektojnë fuqinë e vërtetë të lëvizjeve të bëra.

Lëvizje njëpolare, ndaj një koalicioni bipolar, për të çuar vendin drejt zgjedhjeve tripolare.

Zgjedhje, që mund të shënojnë fatin e të tre dekadentëve kryesorë politikë shqiptarë.(albanianpost)

Next Post
Britania e Madhe rekord infektimesh ditore, në SHBA 123 mijë të shtruar në spitale me Covid

Reportazh/ Brenda laboratorit ku zbulohet Covid: Ja si bëhen testimet për tampon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In