• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si shoqëri civile do protestoja për të kërkuar një ëndërr, si vendimmarrës duhen gjetur rrugët për realizimin e ëndrrës

by Java News
04/07/2018 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mirela Kumbaro*

Mbrëmjen e së hënës Tiranës iu shtua  një Qendër e e re e Artit, arTurbina. Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, qytetarë, artistë të skenës shqiptare, por edhe të ftuar nga Maqedonia dhe Kosova.

Ministrja Kumbaro u kujtoi të pranishmëve ‘gërmadhën’ e dikurshme që përfaqësonte kjo ngrehinë

“Kjo ndërtesë ndodhej në mes të qytetit prej dekadash, e braktisur prej 25 vitesh, ekzistonte bash këtu. si një gropë gjigande me plehra, grumbull hekurishtesh industriale, që me ç’kam kuptuar në këto vite, as në kujtesën tonë s’kishe ngelur”.

Ministrja e Kulturës vuri theksin në fjalën e saj tek investimet e kryera nga kjo qeveri në Art dhe Kulturë, të cilat i cilësoi “emergjencë e domosdoshme” në një vend ku nuk ishte investuar prej dekadash. Ajo cilësoi domosdoshmërinë e investimeve duke u shprehur se “Koha e humbur dhe koha e shkurtër janë armiku ynë, prandaj i nisëm të gjitha, edhe Korçën, edhe Shkodrën, edhe Operan, edhe Skenën e Re dhe, jo vetëm”.

Kumbaro nuk la pa përmendur edhe çështjen e Teatrit, duke hequr paralele mes zërit si protestues në emër të shoqërisë civile dhe angazhimit dhe përgjegjësisë si vendimmarrës :

“Nëse do të isha zëri i shoqërisë civile, a do të kisha protestuar për kushte më të mira për artistët, për aktorët, për kushte më të mira për bibliotekën kombëtare? Patjetër! Ndaj i kam mbështetur dhe i mbështes kërkesat e grupeve të interesit dhe të shoqërisë civile kur me të drejtë kërkojnë insistutcione dinjitoze të kulturës. Jam në anën e shoqërisë civile, si gjithnjë, për të pasur më të mirën në kulturë. Por, në anën e protestuesit shikon vetëm atë që dëshiron, ëndrrën që kërkon dhe jo rrugën që të çon për te ëndrra jote. Në rolin e vendimarrësit të duhet të peshosh të gjitha mundësitë që të jepen për të bërë të mundur realizimin e ëndrrës, me buxhetet dhe mundësitë e një vendi jo të kamur, si vendi ynë dhe, ku ndonëse vijon rritja ekonomike, mentalitetet dembele ende thonë “ne s’kemi bukë, ti do muze e teatro”.

Ndërtimi i Skenës së Re, me dy salla prej 400 dhe 150 vendesh krijon një pol të ri kulturor në qytetin e Tiranës,  si një Qendër arti, një Skenë e Re bashkëkohore dhe me standarde Evropiane.   Gjithashtu shihet sesi po krijohet një hapësirë e re qytetare, ku përmirësohen marrëdhëniet me spektatorin duke zgjeruar gamën e aktiviteteve dhe  ambjenteve të reja artistike.

Ministrja e Kulturës nuk ngurroi të shprehet edhe  për zërat që janë kundër ndërtimit të teatrit të Ri duke iu kthyer historisë dhe kujtesës e duke argumentuar se :

“Ajo çka kemi trashëguar është ndërtuar si zgjidhje e përkohshme dhe nuk mund të marrë status të përjetshëm. I vetmi përjetësim aty është historia shpirtërore e teatrit, emocionet tona kolektive në atë godinë, që kanë bërë zëra kundër ndërtimit të një Teatri të Ri. Kam respekt për ndjenjat e tyre, por ruajtja me fanatizëm dhe me emocion e gjithçka të shkuar nuk na ndihmon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për teatrin, për artistët e gjeneratës tjetër, ndërsa kujtesa shpirtërore kolektive ka qindra mënyra të tjera se si përjetësohet me dinjitet”.

Kumbaro bëri me dije edhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e dytë, rikonstruksioni dhe rikonceptimi i hapësirave të Muzeut Historik Kombëtar, si dhe projekti i rehabilitimit e rikonceptimit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Investimet në këtë fushë janë përgjigja më e mirë për të treguar vizionin dhe angazhimin e kësaj maxhorance.

Në një ditë kur banorëve të Tiranës dhe artdashësve u shtohet një godinë multifunksionale me dy skena dhe shumë ambiente të tjera ndihmëse për aktivitete kulturore, Kumbaro falenderoi të gjithë artistët që ndihmuan me mendime e sugjerime këtë projekt, që mund të quhet model i ri për rikonceptimin dhe ridhënien jetë të hapësirave të lëna në harresë.

“Mirënjohje me gjithë zemër të gjithë atyre artistëve, regjisorëve, skenografë, aktorëve, balerinëve të cilët kanë shoqëruar me kureshtje, kriticizëm, befasi, mosbesim, dëshirë për të përmirësuar, së afërmi a së largu, por të gjitha këto i kanë bërë shumë mirë projektit.  Skena për artistët dhe spektatorët, ata që do t’i japin jetë kësaj godine. Ta gëzojmë të gjithë!”.

* Ministre e Kulturës

Next Post
VIDEO/ Teston të dashurin duke e joshur me shoqen e ngushtë, ja ç’bën i riu!

VIDEO/ Teston të dashurin duke e joshur me shoqen e ngushtë, ja ç’bën i riu!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com