• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si rrezikohen të pavaksinuarit nga varianti Delta?

by
13/08/2021 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksinat kundër koronavirusit ju mbrojnë nga hospitalizimi, sëmurja e rëndë dhe vd ekja kundër koronavirusit. Ato ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme edhe ndaj variantit Delta të këtij virusi, i cili është dy herë më shumë infektues sesa variantet tjera të këtij virusi. Mbi këtë bazë është krijuar thirrja për imunizim e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, teksa varianti Delta vazhdon të jetë dominues në pjesën më të madhe të botës. Sipas CDC-së, disa të dhëna sugjerojnë se varianti Delta mund të shkaktojë sëmurje më të rëndë sesa variantet tjera. Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin Delta, kanë pasur më shumë gjasa për hospitalizim, sesa pacientët e infektuar me variantin Alfa, apo variantin origjinal të koronavirusit.

Personat e pavaksinuar mbeten shqetësimi më i madh. Ndonëse numri më i madh i të infektuarve përbëhet nga të pavaksinuarit, edhe individët e vaksinuar plotësisht, të cilët kanë simptoma, mund ta bartin infeksionin te të tjerët. Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) janë duke analizuar të dhëna nëse personat e vaksinuar plotësisht, të cilët cilët janë të infektuar, por nuk kanë simptoma, mund ta bartin virusin. Megjithatë, personat që nuk kanë marrë vaksina kanë shumë më shumë mundësi të bien në kontakt me virusin. Personat e vaksinuar, por të infektuar me variantin Delta të koronavirusit, mund ta bartin virusin te të tjerët, mirëpo periudha e bartjes është më e shkurtër.

Vaksinat

Vaksinat janë tejet efektive edhe kundër variantit Delta. Ndonëse edhe personat e vaksinuar mund të bien në kontakt me variantet e koronavirusit, megjithatë, vaksina ofron mbrojtje të fortë kundër sëmurjes së rëndë dhe vdekjes.

Maskat

Vendosja e maskës është masë shtesë parandaluese për përhapje të virusit dhe ndalje të pandemisë. Autoritetet besojnë se vaksinat janë duke luajtur rol kyç në parandalimin e virusit dhe zvogëlim të sëmurjes së rëndë. Ndonëse vaksinat janë shumë efektive, ato nuk janë perfekte. Miliona njerëz po vaksinohen kundër koronavirusit dhe ky numër po rritet. Por ka edhe miliona të tjerë që nuk janë imunizuar, të cilët do të mund të infektojnë të tjerët. Shkalla e ulët e vaksinimit në disa rajone të SHBA-së është thënë se ka nxitur valën e re të pandemisë, e cila lidhet me variantin Delta. Sipas autoriteteve, vendosja e maskës është e nevojshme edhe për të ulur mundësitë e krijimit të varianteve të reja, potencialisht më të rrezikshme.

Lu fta kundër pandemisë ka ndryshuar

CDC ka thënë javë më parë se lu fta kundër pandemisë ka ndryshuar, pikërisht për shkak të rrezikut që bart varianti Delta, andaj edhe është propozuar që punëtorët shëndetësorë ta kenë të detyrueshëm vaksinimin. Në një dokument të brendshëm të këtij institucioni është thënë se varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, përhapet sikurse lia e dhenve (e njohur si lia e ujit), dhe shumë më shpejt sesa gripi sezonal. Në dokument është përmendur se personat e pavaksinuar kanë 10 herë më shumë mundësi që të sëmurën rëndë apo të vdesin nga koronavirusi, në krahasim me personat e imunizuar. Vetë CDC e ka konfirmuar vërtetësinë e dokumentit për të cilin ka raportuar fillimisht e përditshmja amerikane Washington Post.

/b.h

Next Post
Kaluan 2 500 euro mallra pa procedurë doganore, procedohen 3 doganierë në Qafë Botë

Kaluan 2 500 euro mallra pa procedurë doganore, procedohen 3 doganierë në Qafë Botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In