• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si reagonte Berisha teksa pyetej për Izet Haxhinë…

by A R
10/02/2018 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha i është shmangur me sa ka mundur dëshmive të Izet Haxhisë.

Kjo sepse thuajse asnjë gazetar nga ata që e intervistojnë apo deputet në Parlament nuk ka patur kurajon ta pyesë drejtpërdrejtë.

Megjithatë, në një intervistë dhënë në 17 shtator 2014 për gazetaren Eni Vasili, kjo e fundit e pyeti për akuzat e ish-truprojes së tij në DITA.

Sapo ishte botuar intervista e parë e Izet Haxhisë nga Turqia pas një dekade e gjysëm në arrati.

Ja reagimi nervoz i Berishës.

Gazetarja: Njerëz që punonin afër jush, kanë disa akuza se ju keni mbajtur anë në konfliktin e tmerrshëm në Tropojë. E kam fjalën për një intervistë të Izet Haxhiajt në gazetën Dita…

S.Berisha: Të fusësh në emision një vrasës… Ky zotëri, së bashku me vëllezërit e tij, të cilët janë në burg, ka qenë pjesëmarrës aktiv në një vrasje. Ky është një vrasës…. Ka pasur vëllanë oficer policie në ditën e vrasjes. Kjo intervistë është botuar nga djemtë e Arta Dades… Të merrem me një vrasës s’ja vlen… Se kush i ka dalë në pritë Azem Hajdarit, atë e di drejtësia. Ka një dosje dhe hetimet e kanë dënuar.

Gazetarja: A do zbardhet ndonjëherë çfarë ka ndodhur realisht në Tropojë? A ka kapacitet drejtësia jonë?

S.Berisha: Së pari, çfarë ndodhi në Tiranë… këtu u ekzekutua tribuni i lirisë shqiptare nga njerëz me uniformë. Oficera, majora, kolonelë të policisë. Po si e ekzekutuan ata? Pa mbështetje politike në asnjë mënyrë. Fillimisht kam pas të gjithë dyshimet për Fatos Nanon, mbrapa dyshimet janë për Gjinushin dhe Klosin, që mund të jem prapë i gabuar. Fakti që viktima e këtij akti terrorist ishte qeveria “Nano” dhe e meritonte sepse i tha BE që zbardh vrasjen, ose ke humbur legjitimitetin. Ky akt ka pasur mbështetje të qeverisë nga Tirana, deri në Tropojë, ata kanë shkuar pa u ndalur kurrkund. Një pjesë kanë shkuar te Nehat Kulla. Unë nuk besoj që socialistët kishin interes për procesin, por këtë ia imponoi komuniteti ndërkombëtar, sepse këtu erdhën prokurorë ndërkombëtarë që sqaruan ngjarjen. Autorët, disa janë vrarë, të tjerë janë burgosur dhe janë dënuar me jetë. Nuk mund të them se ka qenë plotësisht, që përfshiu dhe politikanët që e porositën, por ekzekutorët janë dënuar.

Gazetarja: A duhet rihapur dosja “Hajdari” dhe a ka kapacitet drejtësia jonë për të dhënë një verdikt të drejtë?

Drejtësia jonë duhet të hidhte dritë, sepse në Tropojë ka qenë vendi me më pak vrasje në gjithë vendin, nga viti 1900, deri 1997, vrasjet numërohen me gishtat e një dore. Më shumë ka vrarë një i çmendur që rastisi të ishte një skizofren që vrau njerëz me armë në rrugë në vitin shtatëdhjetë e ca, se sa të gjithë vrasjet e ndodhura në krahinë. Vrasjet pas i ka nxitur vetëm qeveria për një urrejtje për krahinën time dhe kjo është shumë evidente. Drejtësia po të punojë, mund t’i gjejë që të gjitha. Dëshmitë e vrasësve si puna e atij që bashkëpunon me Dabullat, me shpresë se do marrë ndonjë kockë prej tyre… (gazetarja e ndërpret duke i thene qe do flasin me vone per kete)

Izet Haxhia: Përgjigja ime për Berishën

Gjatë kohës që Berisha komentonte në News 24 dëshmitë e ish-truprojes së tij në DITA, redaksia u lidh në linjë telefonike me të. Më poshtë përgjigja e Izet Haxhisë nga Turqia:

“…Përsa i përket akuzave që më bën si vrasës dhe i dënuar nga gjykata… Harrove kush e bëri denoncimin e parë ndaj vëllezërve të mi? Si frikacak i lig që je, e ke bërë ti në Ambasadën Amerikane pasi u vra Fatmir Haklaj, nga i cili të shkonin shtatë nga frika.

Ai u vra nga terroristi dhe miku yt personal Anton Gjergji, që takohej me ty para operacioneve që kryente në Tropojë. Zoti Berisha, kush asht vrasës, unë apo ti?

Kush ja çoi armët në Vlorë për luftën mes bandave rivale, bandës së Kakamit..?

A kanë marrë pjesë në grupin e zjarrit që vranë më 21 janar, persona afër teje që vranë të pafajshëm në mars ‘97 në Përmet?

Kush dha urdhrin për vendosjen e bombës tek lokali i Lush Përpalit, bombën tek Fondacioni Soros, tek makina e Arben Ujkës?

Personi që vrau policin nga Tepelena më 13 mars, a është sot një miku jot dhe a ka gëzuar poste në qeverisjen tënde?

Kush e vodhi thesarin në Krrabë në mars ’97, pasi njerëzit e mij i tërhoqe nga ruajtja dhe ua dhe grupit të SHIK-ut me Xhahit Xhaferin në krye?

A të kujtohet pse u ndamë përfundimisht bashkë? Për moszbatimin e cilës porosi? Mos më porosite që të bombardoja një ambasadë të një vendi mik, ambasadoren e të cilës e quajte lavire e që duhej ndëshkuar? Kujtohu pak..

Ti je vrasësi i Tropojës. A të kujtohet kur më kërkove që të dërgoja njerëzit e mi që me autoblinda të shtypnim tropojanët që urreje?

A të kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetëm dhe nga frika që të kapi, fusje gruan e vajzën të më merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha duke më thënë se Saliu nuk asht mirë nga ana psikologjike?

Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik?

Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Për këto e të tjera ndodhi, do t’i sqaroj në një intervistë të dytë ”

Next Post
Vidhet minimarketi në Pogradec, hajdutët largohen bashkë me kasafortën

Vlorë/ Gjendet i pajetë në banesë 80-vjeçari, policia nis hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com