• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ra Donald Trump në kurthin e demokratëve…

by Enver Robelli
11/11/2022 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Partia Demokratike e Joe Biden ka investuar 19 milionë dollarë në përkrahjen e kandidatëve më ekstremistë republikanë gjatë emërimit të tyre nga Partia Republikane për zgjedhjet në Kongres. Këtë e tregon një hulumtim i “Washington Post”. Tingëllon absurde dhe duket se ka qenë çelësi i suksesit të Partisë Demokratike për të evituar një humbje të thellë në zgjedhjet e së martës.

Strategjia e demokratëve ishte kjo: në zgjedhjet e brendshme të republikanëve të përkrahen kandidatët që mohojnë zgjedhjet, kandidatët që janë maniakë të armëve, kandidatët që gënjejnë më së shumti. Në zgjedhjet brenda Partisë Republikane (primaries) demokratët përkrahën me para 13 kandidatë radikalë republikanë. Të tillët, ky ishte kalkulimi i demokratëve, vështirë do të votohen në zgjedhje nga republikanët e moderuar.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” e përshkruan rastin e kandidatit republikan Dan Bolduc nga New Hampshire, të cilin gjatë zgjedhjeve të brendshme të republikanëve e përkrahën demokratët. Bolduc ishte kandidati i Trumpit. Bolduc i kishte quajtur demokratët “një bandë homoseksualësh liberalë, socialistë”. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 i kishte quajtur të vjedhura. Vaksinimin kundër Coronës e kishte konsideruar përpjekje të Bill Gatesit për t’ua implantuar njerëzve një mikroçip.

Dan Bolduc ka shërbyer gjatë në ushtrinë amerikane, andaj Trump e lavdëroi atë si “tip të fuqishëm”. Trump me gjasë nuk e dinte se Bolduc përkrahej nga demokratët, pra ishte një lloj Kali i Trojës. Të martën kandidati republikan për Senat Dan Bolduc nuk pati shans në New Hampshire. Fitoi kandidatja demokrate Maggie Hassan.

Në gusht disa politikanë të Partisë Demokratike kërkuan që të hiqet dorë nga kjo metodë “e pamoralshme”. Por nuk patën sukses. Gjashtë kandidatë republikanë të përkrahur nga demokratët dolën të martën në zgjedhje. Dhe të gjithë humbën. Edhe kështu funksionon nganjëherë politika në SHBA, sidomos kur në arenë futet një politikan aq polarizues si Donald Trump.

Next Post
Porti i Durrësit, Meta vijon me akuzat si Berisha: Pronarët janë të fshehur në kompani “guaska” dhe “offshore”

'Ramës po i vjen ora e llogaridhënies', Meta: Nesër zëri i zemërimit mbarëpopullor do të buçasë në sheshet e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In