• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si qeverisin elitat e Ballkanit duke prodhuar skandale

by Java News
24/11/2017 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Furia në Serbi në lidhje me intervistën e Bakir Izetbegoviqit është një shembull klasik i mënyrës sesi qeveritë e Ballkanit përdorin mediat «mike» për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga skandalet e korrupsion

Nga Jasmin Mujanoviç/

Ka dy lloje skandalesh politike në Ballkanin Perëndimor.

Të parat zbulohen nga gazetarët të mençur, të cilët, duke rrezikuar jetën e tyre, hedhin dritë mbi vjedhjen dhe elitat që kanë dominuar postet më të larta të rajonit për dekada të tëra. Skandalet e dyta prodhohen nga këto regjime të njëjta dhe nga daljet e tyre në shtypin bulevardesk dhe përdoren për ta shpërqendruar publikun nga e para.

Le të marrim si shembull një rast të fundit. Më 8 nëntor, rrjeti i gazetarisë investigative të Serbisë, KRIK, zbuloi se Nenad Popoviq, një zyrtar i lartë në Partinë Progresive Serbe (SNS) dhe ministër pa portofol përgjegjës për «inovacionin», kishte fshehur miliona të tëra në llogari offshore në Bahamas. Pasuria e Popoviqit u zbulua të jetë e tillë, saqë ai mund të jetë politikani më i pasur në të gjithë ish-Jugosllavinë.

Ky ishte skandali i dytë i tillë që nga shtatori që tronditi qeverinë serbe. Javë më parë, KRIK raportoi se Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, me sa duket, kishte marrë më shumë 240 mijë euro nga «tezja e gruas së tij në Kanada» që nga viti 2011. Përpjekjet e mëvonshme të Vulinit për të shpjeguar origjinën e parave janë bërë thjesht më qesharake çdo orë që kalon. Duke lënë mënjanë absurditetin, të dyja historitë përgënjeshtrojnë pretendimin e presidentit Aleksandër Vuçiç se Serbia ka një qeveri kombëtare të rinovuar, në frymën e pastrimit të establishmentit politik dhe administrativ nga mollët e kalbura dhe duke e përcaktuar vendin si një pretendent të padiskutueshëm rajonal për anëtarësimin në BE.

Në të vërtetë, siç tregojnë këto raporte dhe të tjera, qeveria e Beogradit është e mbushur me korrupsion dhe nepotizëm, tepër autoritare dhe ende e zhytur në ekstremizmin e viteve 1990. Pas javësh të tëra me tituj gazetash që sa vinin e përkeqësoheshin, Vuçiq dhe aparatçikët e tij, me sa duket, vendosën se ishte koha për ta zhvendosur vëmendjen e publikut larg fakteve në rritje të sundimit të tyre hajdut.

Në vend që ta deklaronte qeverinë e tij përgjegjëse në lidhje me kriminalitetin e dukshëm brenda radhëve të saj, shtypi proqeveritar u kap pas një interviste të Bakir Izetbegoviqit, anëtar boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnjës, në të cilën ai deklaroi dëshirën e tij personale që Bosnja të njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Brenda pak orësh, intervista e Izetbegoviqit me «Deutsche Welle» ishte lajmi kryesor në çdo tabloid të madh në Serbi, ndërsa një valë gjysmë të vërtetash, keqinterpretimesh dhe lajmesh të fabrikuara e larguan të gjithë vëmendjen nga Popoviqi, Vulini dhe milionat e tyre të zhdukura.

I vetmi lajm i rëndësishëm ishte shovinizmi i Izetbegoviqit, i turmave të myslimanëve në portat e Novi Pazarit, i turqve që thurin komplote, i amerikanëve komplotues, i britanikëve mashtrues dhe i të gjithë atyre që konspiruan për «të vjedhur» Kosovën e shenjtë nga gjiri i popullit serb.

Ekzagjerimi këtu është i qëllimshëm, por çuditërisht i ngjashëm me atë që në fakt zuri faqet e «Informer», «Kurir» dhe «Telegraf», disa nga gazetat më të lexuara të vendit. Brenda një dite, vetë Vuçiq ishte në pozitë për t’u shpjeguar. Ai sqaroi se komentet e Izetbegoviqit ishin jo vetëm një skandal diplomatik, por edhe një tradhti e bujarisë së Serbisë ndaj Bosnjës, duke përkujtuar se Serbia ishte «garantuese» e Marrëveshjes së Paqes të Daytonit të vitit 1995.

Dhe këtu u plotësua e gjithë performanca. Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij e kishin ridrejtuar stuhinë e polemikave publike nga kritikat ndaj tyre drejt një skandali të sajuar që kombinonte shumë mirë ankesat politike me trillimin e pastër politik.

Cirku i medias në Beograd, natyrisht, injoroi faktin që vërejtjet e Izetbegoviqit i bënin jehonë atyre të anëtarit kroat të presidencës së Bosnjës, Dragan Qoviq, thuajse fjalë për fjalë. Vetëm pak ditë më vonë, Qoviq kishte thënë se për atë, njohja e Kosovës nga Bosnja «as që bëhej fjalë. Ishte thjesht çështje e një arritjeje konsensusi në lidhje me këtë.» Megjithatë, ajo intervistë nuk u transmetua në Serbi, edhe pse qëndrimet e të dy burrave në lidhje me këtë çështje janë përcaktuar prej vitesh – njësoj si ka qenë kundërshtimi i palëkundur ndaj njohjes së Kosovës nga palët serbe etnike të Bosnjës. Prandaj, siç sugjeroi Qoviq, e gjithë çështja ishte e diskutueshme: pa marrëveshje trepalëshe, nuk mund të ndodhte asnjë njohje.

Për sa i takon idesë së Serbisë si «garantuese» e Marrëveshjes së Daytonit: siç e di mirë Vuçiq, Serbia nuk është një garantuese, por nënshkruese e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit.

Në vend që të jetë një arbitër neutral dhe i jashtëm, nënshkrimi i Serbisë në marrëveshje është provë mbi rolin e Beogradit si një nga tre palët luftuese në luftën e Bosnjës së viteve 1992-1995. Si rezultat, teksti i Daytonit përcakton qartë se Serbia e ka për detyrim të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës. Ajo s’ka të drejtë të ndërhyjë, siç e bën shpesh qeveria e Vuçiqit, në çështjet e brendshme të Bosnjës.

Megjithatë, në shtator dhe tetor, Vuçiq qëndroi krah për krah me Milorad Dodikun, presidentin separatist të entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska, pasi kjo e fundit shprehu dëshirën e qeverisë së saj «të jetë një» me Serbinë, duke konspiruar në mënyrë aktive edhe me qeverinë në Beograd për të shkelur kontrollin e Bosnjës mbi kufirin e saj lindor.

Në të vërtetë, nëse dikush do të rishikonte të gjithë indeksin e mbështetjes së nënkuptuar dhe të qartë të Vuçiqit për sulmet dhe retorikën e Dodikut, ose akoma më keq, të sponsorizimit të Beogradit për qeverinë e Dodikut që shkon deri në kohën e administratës së Boris Tadiqit, do të humbej shumë kohë e çmuar për të kujtuar një kronikë hipokrizie. Nëse një hipokrizi dhe dezinformim i tillë s’do të ishin rutinë, mund të ishte e neveritshme. Duke qenë se janë, familjariteti dhe transparenca cinike duhet të na bëjnë konfuz.

Sigurisht që Izetbegoviq s’është i pafajshëm në këtë gjë. Anëtari i presidencës boshnjake jo vetëm duhet të dijë më mirë sesa të ushqejë trollet politike të Serbisë, ai vetë nuk është i huaj për një manipulim të tillë. Si kreu i Partisë për Veprim Demokratik, SDA, padyshim sipërmarrja më e korruptuar dhe kriminale politike në vend, Izetbegoviq ka debatuar shpesh publikisht me Dodikun, Qoviqin dhe me Vuçiqin që të shpërqendrojë publikun në Bosnjë nga skandalet e panumërta të partisë së tij: qoftë ky arrestimi i zyrtarëve të rangut të lartë të SDA-së për shpërdorim detyre apo keqmenaxhimi i spitalit të përgjithshëm të Sarajevës nga gruaja e tij.

Pra, cili është skandali i vërtetë këtu? Vuçiq dhe Izetbegoviq me qëllim ose jo kanë nisur një debat gjysmë artificial në lidhje me zgjidhjen postjugosllave – nga Kosova te Marrëveshja e Daytonit – dhe konsumuan të gjithë oksigjenin në dhomë gjatë këtij procesi.

Ndërkohë, Popoviq dhe Vulin po numërojnë milionat e tyre, drita e zbehtë dhe pulsuese e demokracisë e Serbisë zbehet nga dita në ditë, ndërkohë që në të gjithë Sarajevën e udhëhequr nga SDA-ja, rrjeti i ujësjellësit është ende në gjendje të keqe, shërbimi shëndetësor i hairit është privilegj i pak njerëzve dhe punësimi mbetet një çështje ku duhet të paguash për të filluar punë.

Megjithatë, vetëm një grup i këtyre çështjeve do të ketë pasoja reale për qytetarët e Serbisë dhe Bosnjës. Vetëm në rast se këto do të arrinin të ishin të titujt kryesor të gazetave.

Dr. Jasmin Mujanoviq është një studiues politik i specializuar në politikën e Europës juglindore dhe në politikën e demokratizimit postautoritar dhe postkonflikt më gjerësisht. Libri i tij i parë «Uri dhe Zemërim: Kriza e Demokracisë në Ballkan» do të publikohet në vitin 2017. (Botuar fillimisht nga BIRN)

Next Post
STUDIMI/ Meshkujt pa flokë janë më inteligjentë

STUDIMI/ Meshkujt pa flokë janë më inteligjentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

February 5, 2026
Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

February 5, 2026
Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

February 5, 2026
“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

February 5, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Pse emigranti nga Librazhdi u zhgënjye me Kanadanë?

February 5, 2026
Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

February 5, 2026
Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

February 5, 2026
“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In