• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si Prigozhini i Putinit”/ Haklaj: Breçani, krahu i djathtë i Berishës dhe Metës! Për shkak të bizneseve…!

by Java News
23/11/2023 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë në PD, Azgan Haklaj për Dritare TV ka komentuar arrestimet e fundit në vend, pas operacionit me urdhër të SPAK.

Haklaj tha se një prej të arrestuarve, Erzen Breçani është edhe krahu i djathtë i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Zoti Haklaj tregoi një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitet 2000 në Tropojë, ku humbën jetën shumë protestues dhe i përfshirë ishte edhe Breçani.

“Në vitet 2000, Meta pas ngjarje të 26 shtatorit dhe 28 nëntorit mori disa ekspedita ndëshkuese policeske ndaj malësisë së Gjakovës, Tropojës. Në këtë ekspeditë ishte edhe Breçani, policia futi në luftë shtetin me demokratët e Tropojës”, citoi ai.

“Breçani, krahu i djathtë i Berishës dhe Metës. Në vitet 2000, Meta pas ngjarje të 26 shtatorit dhe 28 nëntorit që çuan në vrasjen e disa protestuesve dhe plagosjen e 60 të tjerë, ai mori disa ekspedita ndëshkuese policeske ndaj malësisë së Gjakovës, Tropojës. Në këtë ekspeditë ishte edhe Breçani, policia futi në luftë shtetin me demokratët e Tropojës.

Përplasja ishte e Metës me qytetarët e Tropojës, që protestonin kundër politikave të së majtës. Dosja Tropoja ka mbi 200 vrasje, faturë e madhe që kanë paguar qytetarët. Tropoja ishte xhepi i fundit i lëvizjes për çlirimin e Kosovës, u bë pritës për vëllezërit e dëbuar.

Tropoja ishte në betejë me shtetin e vet, Ilir Metën. Edhe unë jam arrestuar në mënyrë të dhunshme, jam masakruar si Krishti. Në arrestimin tim mori pjesë edhe RENEA, por edhe persona jashtë policisë. Por u vërtetua se arrestimi im ishte i paligjshëm”, tha Haklaj.

Pse është Breçani i rëndësishëm për Berishën

Anëtari i Kryesisë në PD, Azgan Haklaj për Dritare TV deklaroi se arrestimi i Erzen Breçanit është goditja më e madhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e krahasuar atë si Prigozhini i Putinit.

“Breçani për shkak të bizneseve mbetet krahu i djathtë i Berishës e Metës, ishte në krye të sulmuesve të PD. Breçani, si Prigozhini i Putinit, është goditja më e madhe që ka marrë Berisha. Breçani ishte personazh i rëndësishëm për Berishën. Regjimi i Ramës, është konstruktuar nga binomi Rama-Berisha, në 2008 me ndryshimet kushtetuese, i është bërë atentat. Kemi një bashkëqeverisje të trekëndëshit të Bermudës, aleancë e kullave për të goditur SPAK-un.

SPAK është investimi më i rëndësishëm i SHBA, e vërtetojnë vendimet e fundit të Strasburgut për Gërdecin dhe 21 janarin. Mbështetje SPAK-ut ia jep vetëm Basha dhe PD, për çlirimin e demokracisë nga kthetrat e trekëndëshit.

Hamasi i Berishës ekzekutoi vendimin që ka sunduar në 30 vite, duke djegur liderin e tavolinës së Bashës. Pse sulmoi PD-në dhe jo qeverinë. Ishte kod, Meta sulmoi SPAK-un po ashtu edhe Berisha. Demokratët e dinë që ishte skenë, pritej që Berisha të bëhej zhurmë dhe Rama të miratonte buxhetin”, tha Haklaj./m.j

Next Post
Tajani: Ballkani, prioritet! Nuk mund ta lëmë në dorë të Rusisë, Kinës e Turqisë

Tajani: Ballkani, prioritet! Nuk mund ta lëmë në dorë të Rusisë, Kinës e Turqisë

Comments 1

  1. F-35 A says:
    2 years ago

    Azgan, Rama edhe sikur 100 jete te kete, nuk i arrine kurre rekordet antiligjore e antikombetare te Bashes!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

February 4, 2026
“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

February 4, 2026
Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

February 4, 2026
“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

February 4, 2026
E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

February 4, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

February 4, 2026
Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In