• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po tenton të ‘rilindë’ dyshja Berisha-Meta me 4 dosje në SPAK duke ricikluar partitë e korrupsionit. “Partia e Lirisë” dhe “Rithemelimi”, një skenar…!

by Java News
28/07/2022 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Pas disfatës së fundit elektorale në zgjedhjet 25 prillit 2021, izolimit historik ndërkombëtar dhe hapjes së disa llogarive me drejtësisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta po ‘rilindin’ partitë e tyre, në përpjekje të për të shtrënguar radhët, për të mbajtur stafetën opozitare dhe ushtruar trysni politike ndaj SPAK.

Në vjeshtën e vitit 2021, pasi Lulzim Basha e dëboi nga partia me kërkesën ultimative të SHBA-ve, Sali Berisha ndërmori lëvizjen e ashtuquajtur ‘Rithemelimi’, duke ricikluar të njëjtat figura dhe bashkëpunëtorë kur ishte në pushtet, protagonistë të aferave të larmishme korruptive.

Edhe pse Rithemelimi ishte një riciklim i grupit politike që shqiptarët rrëzuan me votë në 2013, Berisha arriti të rrëzonte Lulzim Bashën dhe të merrte nën kontroll partinë, ndonëse si përgjigje ndërkombëtare mori shpalljen non grata edhe nga Britania e Madhe.

Strategjia e Sali Berishës u ndoq edhe nga aleati i tij, Ilir Meta. Një ditë pas largimit nga Presidenca, Ilir Meta u rikthye në krye të LSI-së ku kishte vendosur Monika Kryemadhin për 5 vite. Meta ndryshoi emrin partisë, nga LSI në Partia e Lirisë, me shpresë për të fshirë imazhin e korrupsionit që përfaqëson LSI-ja në sytë e publikut.

Në krye të Partisë Lirisë u vetëemërua, Ilir Meta, prej 30 vitesh pjesë e kupolës së politike dhe pushteti, me raport të dyshimtë me ish Sigurimin e Shtetit, ku krahas funksioneve politike, ka qenë ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër dhe President. Pas 3 dekadave në politikë, Meta pretendon se do të rikthejë demokracinë me Partinë e Lirisë.

Pjesë e Komitetit Organizativ të partisë së re të Metës janë janë Agim Nesho 66 vjeç, Petrit Vasili që u bë deputet me 320 vota, ish ministri Edmond Haxhinasto, Dashamir Xhika i arrestuar për tenderat e rrugëve, ish anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo etj. Milo ka qenë këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Kujtojmë se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë 4 dosje të hapura në SPAK dhe në shtator të këtij viti nuk përjashtohet mundësia që të merren të pandehur.

SPAK ka hapur dosjen e aferës së privatizimit të ish Klubit Partizani, ndërsa ka regjistruar disa procedime penale për Ilir Metën për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie etj./shqiptarja.com

Next Post
Diplomohen 54 oficerët më të rinj të FA, Peleshi: Trajtim dinjitoz financiar

Diplomohen 54 oficerët më të rinj të FA, Peleshi: Trajtim dinjitoz financiar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In