• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po shuhet “Agimi i Kuq” në Greqi?!

by Java News
27/07/2019 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia radikale e djathtë “Agimi i Kuq” në Greqi drejt fundit: Ajo nuk përfaqësohet më në parlamentin e ri dhe po gërryhet nga grindjet e brendëshme.

Ishte një rezultat zhgënjyes elektoral: Me 2,93 përqind të votave ekstremistët e djathtë “Agimi i Kuq” në Greqi dështuan në pragun e përfaqësimit parlamentar, që ligji e parashikon me të paktën 3 përqind të votave. Pas zgjedhjeve parlamentare më 7 korrik kësaj partie iu desh t’u verë kapakun ambicjeve politike për katër vitet e ardhëshme. Por një tjetër grupim i ri i së djathtës, i ashtuquajturi “Zgjidhja greke”, ia doli të përfaqësohet në parlament. Kryetari i partisë Kyriakos Velopoulos konsideorhet si populist i paparashikueshëmgilt, por ai nuk është militant. Me sa duket zgjedhësit e së djathtës kanë vendosur pë rnjë zgjidhje më pak radikale dhe kësaj here i kthyen kurrizin “Agimit të Artë”.

Pas zgjedhjeve Nikolaos Mikaloliakos në një fjalim në televizion thotë, se gjoja ka pasur tradhëti nga ish-shokët e tij të idealit. Fillimi i fundit për një trupë të dhunshme të padëshiruar? KA shumë mundësi, thotë politologia Vassiliki Georgiadou, e cila hulumton ekstremizmin e djathtë dhe ka shkruar disa libra për këtë. “Jo vetëm suksesi, por edhe forca organizative e “Agimit të Artë” me sa duket ka rënë”, thotë për Dë Georgiadou. Në vitet e shkuara partia praktikisht ka funksionuar si një milici, duke i mobilizuar njerëzit e saj kryesisht në kryeqytet në epiqendrat e saj. Por nëse suksesi politik mungon, atëherë partia neonaziste nuk është më tërheqëse për përkrahësit e saj, mendon ekspertja. Një tjetër pasojë: “I ashtuquajturi parimi i udhëheqësit duket se nuk funksionion më, kryetari i partisë Mikaloliakos është i diskutueshëm.”

Procesi penal vazhdon

Ndërkaq procesi kundër Mikaloliakos dhe anëtarëve të tjerë drejtues të partisë vazhdon për shkak të “antarësisë në një organizatë kriminale”. Për këtë lloj krimi kodi penal parashikon derinë dhjetë vjet burg dhe në rast të ndërlidhjes edhe mevepra të tjera penale dënimi mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm. Ky proces ka nisur pas vrasjes së aktivistit të majtë Pavlos Fyssas në qytetin port të Pireut para gjashtë vjetësh.Asokohe neonazistët e “Agimit të Kuq” ishin të përfaqësuar me 18 deputetë në parlament. Prokuroria pandeh, se vrasja ka ndodhur me udhëzim të Mikaloliakos ose drejturesve të tjerë të partisë. Prej kohësh anëtari i partisë Jorgos Roupakias e ka pranuar, që e ka goditur me thikë Pavlos Fyssas. Të enjten (25.07) ai u mor në pyetje nga gjyqtarët. Ai nuk shprehu aspak pendesë. Ishte një goditje e thjeshtë vdekjeprurëse, e prrejkësaj ju keni berë një temë gjigande”, protestoi Roupakias para gjyqit. “Ky është një turp”, shkruan gazeta e Athinës “Ethnos”.

Procesi kundër 69 anëtarëve të partisë “Agimi i Kuq” e përkrahësve të saj nisi më 2014 në burgun e sigurisë së lartë Korydallos. Vendimi pritet në vjeshtë.

Grindje për mandatet

Ndërkohë që në zgjedhjet për Parlamentin Europian në maj “Agimi i Kuq” arriti të ketë sukses dhe do të dërgojë tashmë dy deputetë në Bruksel. Një ndër përfaqësuesit e ri është Ioannis Lagos, dikur një punonjës i sidnikatës që sipas prokurorisë së Athinës është të paktën bashkëpërgjegjës për vrasjen e aktivistit të majtë Fyssas në shtator 2013. Ende pa mbërritur në Bruksel Lagos deklaroi papritur daljen e tij nga partia. Ish-kandidati në zgjdhje e dorëzoi mandatin e tij. Por nuk mjafton vetëm kjo, ka edhe më shumë arsye për indinjatë kryetari i partisë Mikaloliakos: Ish-politikani i tij për Europën Eleftherios Synadinos e akuzon atë publikisht edhe për praktika të dyshimta financiare.

grindjet në rritje brenda partisë tek e fundit flasin për fundin e “Agimit të Kuq”, mendon politologia Georgiadou. Megjjithatë kjo partinuk dueht nënvleftësuar, thotë ekspertja: “Në Greqi ekstremistët e djathtë kanë një publik të përhershëm, me rreth shtatë përqind. Nëse zgjedhësit i kanë kthyer përfundimisht shpinën “Agimit të Kuq” ose jo, kjo varet prej faktit se sa bindëse janë për elektoratin partitë e mëdha popullore.”/DW/

 

 

Next Post
Video/Mbrojtësi i Arsenal shpëton shokun e tij turk Ozil nga një sulm i armatosur në Angli

Video/Mbrojtësi i Arsenal shpëton shokun e tij turk Ozil nga një sulm i armatosur në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com