• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si po shpërndahet vaksina në Europë, Italia ka marrë vetëm 9,750 doza

by A R
28/12/2020 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa doza të vaksinës anti-Covid ka marrë Italia? Sa ka marrë Gjermania? Po pjesa tjetër e Bashkimit Europian? Shifrat e para kanë ngritur shumë pikepyetje sot në Italinë fqinje, me shumë kritikë që kanë ngritur shqetësimin se Roma ka marrë më pak se 1/10 e sasisë së Gjermanisë.

Fushata e vaksinimit kundër Covid-19 filloi dje në të gjithë Bashkimin Europian, disa ditë më vonë pas Britanisë Madhe. Por numri i dozave të dorëzuara në Itali për ditën e parë dhe krahasimi midis vendeve të ndryshme të Europë ka ngjallur një sërë polemikash.

Gjithçka nisi pasi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, foli për një dërgesën e parë ne vendin e tij me 151,125 doza, më 26 dhjetor. Tre dërgesa të tjera prej 1.9 milion dozash, pritet të mbërrijnë në Gjermani në 28 Dhjetor, 30 Dhjetor dhe gjatë javës së parë të Janarit.

Për momentin në Itali kanë mbërritur vetëm 9,750 doza. Ministri i Shëndetësisë, megjithatë, sqaroi se dozat e dorëzuara në të gjitha vendet europiane në 27 dhjetor janë në një numër “simbolik” dhe se shpërndarja aktuale do të fillojë më 28 dhjetor dhe rreth 470 mijë doza do të mbërrijnë në Itali në javët e para të 2021-it. Sipas kontratës, Pfizer-BionTech dhe Moderna pritet të japin 8.749 milion doza. Komisioneri Domenico Arcuri sqaroi për mediat italiane se “Numri i dozave të shpërndara me 27 dhjetor është proporcional me popullsinë.”.

Por Italia ka rreth 60 milion banorë dhe Gjermania 83 milionë, kështu që numri i banorëve nuk e justifikon numrin e madh të dozave që ka marrë Berlini zyrtar.

Ditët e fundit, e përjavshmja gjermane Der Spiegel kishte pohuar se Bashkimi Europian kishte “kufizuar” numrin e dozave të rezervuara në Pfizer dhe BioNTech. Lajmi ishte mohuar nga Komisioni Europian. Në Gjermani, megjithatë, presioni është rritur për të blerë më shumë doza të kësaj vaksine, madje edhe jashtë planeve europiane, dhe sipas gazetës “Bild Zeitung” qeveria gjemane ka punuar në këtë drejtim.

Agjencia e lajmeve Reuters, rindërtoi më 24 dhjetor hartën e dërgesave të para në vende të ndryshme të Europës, duke përcaktuar sa doza do të marrë secili prej vendeve anëtare.

Gjermania: Dozat fillestare do të jenë mbi 150,000.

Italia: Dozat e para janë 9,750. Dozat e ardhshme që do të arrijnë çdo javë do të jenë mbi 470 mijë.

Në Francë, në 26 dhjetor mbërritën 19,500 doza. Franca ka 67 milion banorë.

Sipas Reuters, Spanja do të fillojë të marrë 350,000 doza në javë.

Zvicra nuk është pjesë e BE-së, por dozat e para që do të marrë do të jenë 107,000.

Portugalia. Në fund të vitit, në Portugali do të mbërrijnë 80,000 doza të vaksinës.

Rumania, Republika Çeke, Sllovakia dhe Bullgaria kanë marrë nga 10 mijë doza secila në 26 dhjetor.

Hungaria: Kryeministri, Viktor Orban tha se grupi i parë i dozave të vaksinës “të mjaftueshme për të vaksinuar 35,000 njerëz”.

Danimarka: Në Danimarkë, grupi i parë i vaksinave është 40,000 doza.

Norvegjia dhe Suedia: Ngarkesa e parë është ishte rreth 10 mijë doza.

Serbia nuk është pjesë e eBE. Por Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, e cila mori dozën e parë të vaksinës më 24 dhjetor tha se Serbia kishte marrë 4,875 doza.

Next Post
Sportisti shqiptar vdiq në moshë të re, ambasadorja në SHBA ndan videon dhe ka një mesazh prekës

Sportisti shqiptar vdiq në moshë të re, ambasadorja në SHBA ndan videon dhe ka një mesazh prekës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

February 8, 2026
“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

February 8, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Armët që ka në dorë Edi Rama në betejën e shpallur me drejtësinë!

February 8, 2026
Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

February 8, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In