• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si po përgjohen rastet e dyshuara? Janë 2576 CD dhe mbi 7 mijë DVD për t’u zbardhur nga SPAK

by Java News
26/07/2021 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korriku ishte padyshim një moment show force e SPAK që tregoi se po bëhet gati për të nisur arrestimet, bazuar në prova që prodhohen nga përgjimet që prej pesë muajsh janë zhvendosur nga Prokuroria e Përgjithshme ku u mbajtën provizorisht në zyrat e SPAK. Të dhënat jo zyrtare tregojnë se shumë dosje kryesisht tenderimesh janë hapur.

Ata që përfunduan në pranga zyrtarë e ish zyrtarë deri edhe ish zëvendës ministrja e brendshme Rovena Voda dalin në biseda telefonike më rrallë duke bërë pazare e ballazi duke shfaqur shqetësim për përgjimet. I tillë është shqetësimi në dosjen e ish kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, ku gjatë bisedës telefonike midis Ibrahim Lamit dhe Flamur Peqinit, ky i fundit i thotë; pastroje kanalin bëje xixë se kanë ardhur ata të SPAK.  Por dosje të tjera treguan gjatë këtij muaji se shumë shqiptarë janë të përgjuar jo vetëm nga autoritetet përgjegjëse të drejtësisë por edhe anti-mafia italiane.

Historia e ish zv- ministres Voda doli nga një përgjim trafikantësh droge që teksa afatet përgjuese zgjaten prej 2019 ndaj një durrsaku që dyshohet se trafikon drogë në Itali, në rrjetë bien edhe persona të tjerë që për shkaqe të ndryshme komunikojnë me këdo pranë tij. Në këtë mënyrë një i afërm i trafikantit të dyshuar doli në përgjime teksa ndërhyn  për të liruar pesë të rinj që posedonin  4 gramë hashash. Ndonëse ky shtetas u kujdes të kryente takime fizike përballë me shoferin e Edmond Karriqit, ish prokuror dhe në burg aktualisht, pikërisht sinjali që dha alarmin nga përgjimi vuri pas tij skuadra vëzhgimi ambientale të cilat vërtetuan takimet në një lokal në Kavajë por edhe konvertimin e valutës në euro.

Të njëjtin fat të keq pati edhe Voda, e cila lakohej nga një bisedë grash në telefon, njëra prej të cilave ishte e afërme e të dyshuarit si trafikant. Edhe ajo po tentonte të punësohej dhe krejt lirshëm bisedonte me mikeshën avokate, që nga ana tjetër ishte pika e kontaktit me zyrtaren e lartë në atë kohë (2020) e njëkohësisht edhe me të ëmën të cilës i tregonte çdo lëvizje, dhuratë të blerë apo takim që do të bëhej.

Për autoritetet nuk ishte e vështirë që duke u informuar përmes telefonit të ndiqnin vajzën e re e cila mbasi i tha të ëmës në telefon ‘se zyrtarja dëshironte Samsung dhe po shkonte t’ia blinte”, ata e fotografuan kur hyri në një dyqan dhe mbasi ia doli mbanë të ulte pazarin me 50 euro më pak, nga 600 euro e bleu telefonin për zyrtaren në vlerën e 550 euro.

E njëjta gjë ndodhi edhe për takimin mes Vodës dhe dy të implikuarave të tjera që u ulën në një bar në Durrës dhe pikërisht aty u provua se si tregohet aparati dhe më pas futet në çantën e zyrtares.

Nga një telefonatë ra në grackë edhe doktori Prifti, i cili komunikonte me pacientët pa e ditur se ndërkohë SPAK kishte vënë kufjet në vesh dhe po ndiqte aferat duke gjurmuar gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, e në këtë mënyrë edhe sekretares e cila dyshohet se ndryshoi mekanizmin e shortit që çështja e një trafikanti i cili pretendonte të lirohej, t’i binte me doemos gjyqtares.

Në këtë mënyrë sekretarja dhe lëvizjet e saj u vunë nën përgjim edhe ajo pa dashje fundosi me telefonatat e saj edhe persona që duhet ta ndihmonin të operonte sa më shpejt një të afërm.

“Ka mjaft dosje të natyrës së narkotrafikut që janë përgjime disa vjeçare dhe historia e përgjimeve është sikur të hedhësh një gur në ujë, nga një rreth i vogël rrathët zgjerojnë përmasat” – tregon një zyrtar që duke u kujdesur të ruajë sekretin përshkruan detaje se si bien në rrjetë persona tepër larg fokusit kryesor

“Trafikantët janë njerëz të kujdesshëm, nuk flasin në telefon. Bëjnë veprime të kontrolluara për misionet e tyre, por janë të afërmit e tyre që tregojnë adresa, kontakte, çfarë tha, çfarë bëri, në këtë mënyrë përgjimet e autorizuara dhe që zgjaten me vendim gjykate ekspozojnë veprimet e tij. Por nga ana tjetër, disa prej tyre miq apo fare shumë të ngushtë telefonojnë të tjerë e në këtë formë, rrethi zgjerohet e së bashku me të edhe shkeljet që kryhen “

Por përse nuk veprohet menjëherë? Përse shkelësit nuk arrestohen gjatë kësaj veprimtarie?

“Sepse fokusi i operacionit është një për momentin dhe nuk duhet ekspozuar hetimi. Por të jeni të sigurt që si dosja e trafikantëve ku ngeci Voda dhe Karriqi ka edhe shembuj të tjerë që do t’i dëgjoni së shpejti” – thotë zyrtari i lartë

Nga një vëzhgim i Gazetasi.al në websit-in e gjykatës së posaçme rezulton se nga janari 2021 deri në korrik 2021 janë dhënë 250  vendime për zgjatje afati përgjimi dhe vleftësim përgjimi, në të cilin sipas burimeve të sigurta të përfshihen edhe përgjime nga brenda burgut, të të parabugosurve dhe të burgosurve që komunikojnë me të afërmit, por që siç ka ndodhur edhe në të kaluarën mbasi lënë porositë, epiqendra e përgjimit zhvendoset tek të afërmit që më pas vëzhgohen e ndiqen

Paranoja e një telefonate..

“ Ku je? Mos e zgjat bisedojmë nga afër”,  – thotë R. që sapo mbërrin në lokal tregon duke qeshur se nuk ka ndërmend të bisedojë asgjë në telefon. “As shaka nuk bëhet më” – thotë zonja e cila  punon në një institucion të rëndësishëm  dhe e ka zënë paranoja edhe për pyetjen më të thjeshtë që mund të bëhet mes miqsh.

R. vlerëson se kjo sjellje e re dhe frikë nga telefoni i nisi në muajin prill 2021, kur e thirrën në prokurorinë e posaçme për të dhënë sqarime mbi  një tender të rëndësishëm.

“Nuk jam nën hetim dhe as e dyshuar, por dyshoj se përgjojnë çdo gjë” thotë R e bindur që po e përgjojnë dhe ndjekin vetëm sepse ka hedhur një firmë për një tender

“Jo, – këmbëngul zyrtari, -nuk përgjohet kushdo dhe përgjimet nuk zgjasin pambarimisht mbasi ka kosto, vetëm personat me interes për hetimin”

Megjithatë zyrtarisht dihet që prej muajit dhjetor 2019 në funksion të prokurorisë së posaçme SPAK, menjëherë sapo prokuroria antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar u ngrit, në sektorin e Përgjimit të Komunikimeve Elektronike në Prokurorinë e Përgjithshme u vu në dispozicion një ambient i veçuar me qëllimi realizimin e përgjimeve në interes të çështjeve që po ndiqeshin nga kjo prokurori.

Ishin dhjetëra përgjime droge që ju lanë nën kompetencë nga ish prokuroria e krimeve të rënda, ndërkohë që për sytë e publikut ajo që dukej ishte se SPAK ende s’po gjente zyra dhe ende ishte nën formim e sipër. “Por përgjimet vijonin, ishin përgjime hashashi, kokaine dhe ndërhyrjesh të paligjshme që prodhonin mega dosjet e narkotrafikut” – pohon zyrtari.

“Për herë të parë në datë 20 dhjetor 2019 SPAK autorizoi vendosjen në interceptim të disa pajisjeve fundore në kuadër të një procedimi penal të mëparshëm dhe në këtë kuadër gjatë gjithë 2020 në ambientet e prokurorisë së përgjithshme  u përdor kjo metodë për 91 dosje vijuese kryesisht dosje të narkotrafikut”, deklarohet jo zyrtarisht

Por ndërkohë në të njëjtën periudhë gjykata e posaçme firmosi 943 leje për përgjime  dhe pranoi të interceptohet rreth 1175 subjekte përgjimi, mes tyre autorë të dyshuar apo shtetas që kanë dijeni për vepra penale dhe tek këta të fundit përfshihen edhe të afërmit. Kjo veprimtari solli ndalimin e 171 shtetasve, ndërkohë që rezulton se nga përgjimet u prodhuan 2576 cd dhe 7480 dvd për tu zbardhur

Zyrtarisht bëhet me dije se në fillim të 2021 nga muajt janar mars 2021, prokuroria SPAK ka marrë në dorëzim sistemin e përgjimit duke e zhvendosur atë dhe duke e integruar në sistemin e përgjimit që është transferuar pranë zyrave të njësisë antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar ku dhe është  ngritur Qendra e Përgjimeve.

/m.j

Next Post
Fjala e fundit për shkarkimin e Metës i mbetet Gjykatës Kushtetuese, ja çfarë parashikohet në ligj

Nga marrëveshja me BERZH tek Stabilizim-Asociimi, ja 3 ligjet që dekretoi Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com