• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Si po i mbjell Shqipëria dhe Kosova analfabetët funksionalë

by Ben Andoni
07/12/2016 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Gati 2 vjet më parë, një funksionar i lartë shqiptar rrahu gjyqtarin në një ndeshje futbolli. Për t’i shpëtuar dënimit, “miqtë” (lexo: pehlivanët e politikës) i propozuan t’i drejtonte një letër falje të dëmtuarit dhe autoriteteve të Drejtësisë. Letra, prodhuar pak orë më vonë, do të ishte hit në rrjetet sociale për gabimet ortografike, sintaksën e gjymtuar (në fakt ishte pa sintaksë) dhe formën e ligjërimit.

Personazhi, që të gjithë e dinë mirë emrin, duke ia argumentuar logjikën e shkrimit, lehtësisht mund ta merrje për një njeri që kishte nxënë vetëm vitet e para të fillores. Një analfabet i vërtetë funksional, katapultuar në politikë!! Në fakt, rezultonte me dy fakultete, njëri prej të cilëve ishte Jurisprudenca! Kolegu Matoshi në Kosovë e shton ironinë, kur thotë se atje edhe vetë ish-Presidentja Jahjaga lexonte me rrokje.

Nëse këto raste të bëjnë të qeshësh, programi i vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve (PISA), rezultatet e të cilit dolën pak orë më parë, na trandën. Ajo nxori tragjikisht përmasat reale të arsimit në Shqipëri e në Kosovë, që respektivisht zinin vendet e 50-të dhe 68-ta nga 70 shtete të testuara, pjesëmarrëse në PISA. Por, ndërsa dështimin e Kosovës në PISA e kanë pranuar edhe institucionet përgjegjëse të arsimit kosovar, nga autoritetet shqiptare ky rezultat po duket i paqëm, pasi ka marrë edhe një vlerësim nga autoritetet.

Paçka reagimeve, shteti shqiptar vazhdon me retorikat në arsim dhe arritjet e mëdha në këtë lëmë. Ndërkohë që niveli i analfabetëve funksionalë, për të cilin bën fjalë indirekt raporti, në vend po bëhet dramatik. Në vitin 2013, referuar Bankës Botërore analfabetizmi funksional në Shqipëri ishte në masën 57%.

Pa ditur se në çfarë niveli është sot, një gjë mund të thuhet me saktësi, për asnjë arsye nuk mund të besohet se kjo shifër është ulur, sepse asgjë nuk ka ndryshuar në thelb. Reformat e dobëta në arsim, ndërrimi i shpeshtë i mësuesve, mësuesit e pareshtur militantë, kurrikulat e dobëta, tekstet plot me gabime i kanë bërë nxënësit t’u largohen me sa të munden teksteve, sepse ato që mësojnë në shkollë as nuk u duhen për asnjë gjë.

Për ata që se dinë: Analfabetët funksionalë konsiderohen ata që shkojnë në shkollë deri edhe në gjimnaz, arrijnë madje edhe të lexojnë por që nuk mund të shkruajnë as edhe një fjali të plotë dhe më keq akoma, nuk kuptojnë fare ato që lexojnë. Fatkeqësisht, kjo flitet për fëmijët që lexojnë një udhëzim mjekësor dhe nuk e kuptojnë dot, një faturë nuk e kuptojnë e kështu me radhë.

Mbase kjo s’përbën problem për politikën, që i do tru-shpëlarë njerëzit, që t’i manipulojë lehtë. Këtë e kupton mirë kur e di se dyert e partive janë të hapura për numra dhe shumë syresh, qoftë edhe sish, katapultohen thjesht prej njohjeve, e atëherë e kupton dëmin, që po i bëhet shoqërisë dhe zhvillimit të vendit.

Vlerësimi i PISA-s, pavarësisht përshtypjeve në Shqipëri dhe përshëndetjeve (retorika e Ministrisë së Arsimit nuk ka fund për suksese, e në këtë institucion flitet më shumë me slogane dhe programe aspak për cilësi) nuk tregon realisht gjendjen e arsimit, kurse Kosova me shifrat alarmante që rezultuan premton të ndryshojë, ndërkohë që ndryshimi duket larg prej politikës së tyre të ditës.

Ndërkohë do kalojnë dhe disa ditë dhe ngjarje të tjera, e vlerësimi i PISA-s do të koleksionohet, ndërsa breza të tjerë shqiptarësh në Shqipëri e Kosovë, po përgatiten për të dëmtuar veten e tyre dhe shoqërinë tonë të lënduar në thelb. (Javanews)

 

Next Post
Beteja e humbur e shtetit për ish-godinën e Ministrisë së Mjedisit, ja kush janë pronarët e rinj

Beteja e humbur e shtetit për ish-godinën e Ministrisë së Mjedisit, ja kush janë pronarët e rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In