• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po e provokon kryesia e Akademisë së Shkencave shtetin shqiptar! 

by Artan Fuga
09/09/2017 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Sipas njoftimit të Kryesisë të Akademisë të sShkencave, në 11 shtator, pra të hënën, prej saj i është kërkuar asamblesë, akademikëve, të ngrenë një komision për reformën, nën kujdesin e kryesisë antireformatore, dhe që sipas deklaratave zyrtare do të përgatisi një dokument reforme, që më pas, thuhet se do t’i paraqitet zotit Edi Rama.

Këtu fillon historia. Në vend që kryesia e ri-ricikluar në fillim të kërkojë takim me komisionin parlamentar në Kuvend, me ministren e arësimit, mbase edhe me kryeministrin, nëse ky pranon t’i presi autorët e « farsës », dhe aktorë të tjerë të agjencive publike, duke konsultuar dhe bashkërenduar më parë me ta strategjitë që mendohen të ndiqen, duke marrë edhe mendimet e tyre, dhe në konsultim me ta,në të kundërt, i vendosin të gjithë këta përpara faktit të kryer !

Ne bëjmë dokumentin, ndaç merreni dhe jemi në rregull, ndaç lëreni dhe jeni duke iu kundërvënë akademikëve të Shqipërisë !

Komisioni reformator që do të punojë nën « thundrën » e një kryesie që u zgjodh me 90 përqind të votave, pa platformë reformuese, kundër cdo përpjekje reformuese, pa alternativa kandidatësh përballë saj, pa analizë të bëmave të saj në mandatin e kaluar, vihet në një pozicion të vështirë.

Akademia e Shkencave blofon duke e vendosur shtetin shqiptar, qeverinë, ministrinë e arësimit dhe shkencës, para faktit të kryer. Ose ta pranojë pra dokumentin që do t’i paraqitet ose në të kundërt e vendos me shpatulla për muri sikur qeveria totalitare është kundër lirisë dhe autonomisë të shkencëtarëve. Dhe provokacioni shkon edhe më larg nga ana një kryesie që e mban nën « thundrrën » e stagnacionit Akademinë e Shkencave, e cila ka thirrur në atë komision sic thotë edhe nga Kosova dhe Maqedonia akademikë, për ta bërë përplasjen institucionale panballkanike !!!

Kryesia e Akademisë bën skandalin e radhës duke krijuar kështu me një të rënë të kalemit tre përplasje institucionale provokative.

E para, mes qeverisë dhe akademisë. Qeveria, e cila paguan sot mefshtësinë katërvjecare të nëpunësve të vetë të leshtë në dikasterin përkatës, është e detyruar sipas saj ta heqi epitetin « farsë » për evolucionet brenda Akademisë të Shkencave, ta gëlltisë atë, ta lëpijë, nëse e pranon dokumentin gjoja reformator që kryesia e Akademisë do të sjelli me komisionin që dëshiron të ngrejë. Për procedurat e ngritjes të këtij komisioni do të flasim më vonë. Nëse nuk e pranon këtë dokument, qeveria vendoset para një përplasje provokative me akademikët shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë.

Provokacioni i montuar, së dyti, shkon edhe më larg. Kryetarin e Akademisë, me zgjedhje të bëra edhe në kundërshtim me ligjin, pa kandidatura rivale, pa debat, pa platforma reformuese, duhet ta pranojë si të tillë me një akt normativ edhe presidenti i Republikës z. Ilir Meta. Edhe ky i fundit vendoset përpara një akti provokativ dhe një fakt të kryer. Atij tani do t’i duhet ose që të dekretojë një produkt të “farsës”, ose të mos ketë mundësi të kryejë asnjë veprim. Poqese nuk e dekreton do të vendoset përpara precedentit që pengon emërimin e një produkti të dalë me votim akademikësh, a thua se zyrat e presidencës janë zyra noteriale që i venë vulën e legjitimimit cdo paudhësie që bëhet në agjencitë tona publike, ministri, akademira, etj. Unë nuk besoj kurrë që zoti President të dekretojë symbyllurazi një produkt ‘farsë” sepse kështu fo të çertifikonte të gjitha zgjedhjet farsë që dihet që nuk bëhen vetëm në Akademinë e Shkencave me rrokada krejt butaforike!

E treta, Akademia luan blofin dhe krijon provokacionin e tretë që të rivendosi ballaz kryeministrin Edi Rama që e ka cilësuar atë“farsë” dhe Presidentin e Republikës nëse ky e dekreton produktin e dalë nga zgjedhjet farsë.

Ja tre provokacionet institucionale ku llogaritet të mbështesi interesin e vet të ngushtë kryesia e Akademisë të Shkencave. Në një kundërvenie institucionale mes agjencive publike në vend, në një kundërvënie të asamblesë të Akademisë të Shkencave si institucion publik me shtetin shqiptar duke mobilizuar edhe forca që sipas saj gjenden edhe në favor të saj në Maqedoni dhe në Kosovë.

Iu kam thënë për vite me radhë anëtarëve të komitetit ekzekutiv të Akademisë, një lloj kryesie e zgjeruar, të cilët kanë përgjegjësitë e tyre në gjendjen baltovinë të Akademisë të Shkencave, se kur një institucion kalbet dhe nuk reformohet nga brenda, duke përdorur pa turp edhe tekste të marra nga të vdekur, pa u ndalur as përpara etikës më elementare njerëzore, dhe duke i përdorur për pragmatizëm karriere, ai institucion që nuk ka fuqi të reformohet nga brenda, pra do të rrëzohet nga jashtë.

Por, një institucion i kalbur është edhe si një mollë e krimbur që cënon dhe të tjerat. Provokacionet institucionale që vijnë nga Akademia parazite, po tentojnë të përgatisin metastaza edhe gjetiu, pra duke prodhuar përplasje institucionale në vend!

Next Post
Habit deputeti i PD: Komisioni manipuloi rezultatin, nuk pati rrjedhje votash nga opozita

Habit deputeti i PD: Komisioni manipuloi rezultatin, nuk pati rrjedhje votash nga opozita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

December 28, 2025
Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

December 28, 2025
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

December 28, 2025
Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

December 28, 2025
Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

December 28, 2025
“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

December 28, 2025
“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

December 28, 2025
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com