• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po e ndan futbolli, Kosovën dhe Shqipërinë!

by Ben Andoni
15/11/2018 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Përfaqësueses së Kosovës në futboll i kanë mbetur dhe dy ndeshjet e fundit, që të shpallet fituese në grupin D të Ligës së Kombeve. Nëse më 17 Nëntor në Valeta do të merren pikët e mjaftueshme ndaj Maltës, ajo do mbetet pothuaj në krye të grupit. Fryma e fitores përcillet masivisht në çdo qytet të Kosovës, që janë të bindur plotësisht se përfaqësuesja e tyre është më e mira në grup dhe jo vetëm. Tashmë, kosovarët në masë e mendojnë se Shqiptarinë në sport ose ata vetë i përfaqëson më mirë ekipi i tyre i zemrës sesa ekipi përfaqësues i Shqipërisë. Dhe, kanë një farë të drejte: Lojtarët e tyre në ekipe cilësore të huaja janë më të shumtë dhe luajnë në ekipe më prestigjioze se patriotët e tyre.

Vite më parë, kur Kosova nuk e kishte këtë mundësi dhe po bënte rrugën e vet të identitetit, e pastaj me shpalljen e pavarësisë dhe më vonë ringritjen e institucioneve, ishte e natyrshme që sportistët e saj të kërkonin shpalosjen e aftësive të tyre me bluzën e Shqipërisë. Prej kësaj, Shqipëria kishte luksin që krahas përzgjedhjes së elementit cilësor në kampionatin e saj gjithnjë e më të dobët në vite, të vinte gishtin mbi këdo kosovar, i cili luante dhe dallohej në skuadrat evropiane.  Procedura ishte pastaj e thjeshtë: miratohej nga strukturat e FSHF-së dhe pastaj emri i përcillej presidentit të rrallës, që nuk e pengonte asnjëherë dhënien e nënshtetësisë. Përfaqësuesja e Shqipërisë, në shumë ndeshje, më shumë përfaqësonte gjeografikisht hapësirën kosovare sesa atë shqiptare. Kulmi ishte përfaqësimi i Shqipërisë në Kampionatin e fundit Evropian të Futbollit, ku ndeshjet e luajtura dhe sidomos mungesa e fatit, bëri që ekipi ynë të mos e kalonte turin, por të ngjallte një ndjenjë të madhe shqiptarie me frymë kosovare. Ekipi kryesor ishte me shumicë futbollistë me origjinë të Kosovës. Një rast i ngjashëm me shumë të tjerë në botë, ku paraprin sporti, u shfrytëzua më së miri nga politika dhe zyrtarët e sportit tonë për të treguar sukseset e tyre.

Por, ndërkohë kishin filluar hatërmbetjet. Pak kohë më parë Shqipëria largoi Rashicën dhe të tjerë emra të njohur, ndërkohë që specialistë të sporteve vazhdimisht e këshilluan FSHF-në që të kishte mendjen nga prodhimet e veta. Siç ndodh rëndom përgjigja e FSHF-së ishte se po e bënte këtë dhe një shifër shumë e madhe shqiptarësh, që luanin jashtë vendit po monitoroheshin me shumë kujdes.

Gjithsesi, Shqipëria nuk hoqi dorë nga kosovarët, por ishin këta të fundit, që filluan të ndjenin erën e një fanelle të re, ku identiteti i tyre ishte më i përfaqësuar. Ndodhi shpesh e më shpesh që kosovarët i thanë jo përzgjedhjes shqiptare.

Zyrtarët e Shqipërisë, që kishin një lloj patronazhi për ndihmën sa i përket anëtarësimit të Kosovës, kujtonin se vëllezërit e vegjël do ta shikonin gjithnjë me veneracion. Në fakt, nuk ndodhi kështu. Kosova me një përvojë shumë të madhe dhe për hir të së vërtetës më elitare se Shqipëria në skakierën ndërkombëtare të sportit, filloi të ngrejë pak nga pak ekipin e vet. Ashtu, si pati përfaqësime të mrekullueshme dhe në disiplina të tjera që kulmuan me medaljen olimpike të Majlinda Kelmendit. Por, të kthehemi te futbolli, Kosova dhe hapësira sllave ka nxjerrë shumë personalitete me njohje ndërkombëtare: Të mos harrojmë se Gani Ajeti ka arritur deri në postin e zëvendës/presidentit të Federatës Jugosllave, kurse Daut Jashanica arriti të kryesonte delegacionin e Federatës Jugosllave në Los Anxhelos, si Kryetari i Lidhjes së Kulturës Fizike të Jugosllavisë stade, që askush si kish arritur në vendin tonë me përfaqësuesen tonë ose ekipe tonat. Edhe historia fliste kundër nesh sa i përkët kësaj marrëdhënie. Historiani i sportit Besnik Dizdari në një shkrim interesant të pak viteve më parë për këtë lidhje krahas shumë fakteve do të shtonte edhe se: “Naim Kryeziu i Romës– kampion i Italisë dhe Riza Lushta i Juventusit- fitues i Kupës së Italisë, arritën madje të vishnin fanellën e Kombëtares së Italisë, kampione bote. Dhe se ditën e themelimit të Kombëtares së Shqipërisë më 12 mars 1936, në 11-shin e saj themelues qenë tre shqiptarë të Kosovës: Lushta, Kryeziu dhe Xërxa”.

Shqipëria zyrtare nuk e kuptoi trendin e rinisë dhe vetë popullit kosovar, që dëshiron një fytyrë sportive jashtë asaj të cilës e kanë drejtuar deri tani. Dhe, këtë e shikon në mobilizimin e përgjithshëm për të ndjekur Kosovën, frymën që ka përcjellë ajo dhe mbi të gjitha krijimin e një identiteti sportiv të spikatur, e cila ndjehet në çdo qelizë të jetës. Mbi të gjitha me kremtimet e xhudistëve, karateistëve dhe boksierëve të saj.

Me trajnerin zvicerian Bernard Challandes, Kosova ka bërë një hap pindarik dhe kërkon që shpejt të jetë mes 100 përfaqësueseve më të mira të listës së FIFA-s në futboll. Mu këtë listë, në të cilën Shqipëria nga muaj në muaj po njeh zbritje e zbritje dhe po i afrohet kufijve skajorë të saj, sepse tashti kosovarët e kanë zgjedhur ekipin e tyre, që i bën krenar dhe përveç kësaj i frymëzon për më shumë.

Shqipëria për fatin e keq të saj nuk arrin dhe frymëzon më sportistët e vetë dhe jo sportistët kosovarë sepse ata janë më të angazhuar me shtetin e tyre të ri dhe krijimin e fizionomisë së tyre. Forcimi i këtij shteti për ata që justifikohen me të drejtë është edhe forcimi i vetë shqiptarëve, por nga ana tjetër përbën edhe ndarjen përfundimtare të Shqipërisë dhe Kosovës prej asaj që i bashkoi aq shumë dikur futbollit. Kjo e fundit, kaloi në ekstazë dhe gati përqeshje për përfaqësuesen e Shqipërisë, kur Kosova e mundi bindshëm pak kohë më parë. Me sa duket, erdhi koha të jemi sërish të ndarë…në futboll. (Javanews)

Next Post
Protesta e dhunshme, plagosen 3 punonjës të Policisë Bashkiake

Protesta e dhunshme, plagosen 3 punonjës të Policisë Bashkiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com