• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

by A R
08/07/2026 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani po organizon një funeral masiv njëjavor në mbarë vendin për të nderuar udhëheqësin shumëvjeçar suprem, Ali Khamenei, i cili u vra në fillim të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Ceremonitë e mëdha publike, që kanë mbledhur qindra mijëra njerëz, janë shfrytëzuar nga autoritetet për të shfaqur forcë dhe unitet, edhe pse shteti përballet me pakënaqësi të gjera për shkak të krizës së thellë ekonomike dhe rritjes së shtypjes ndaj disidencës.

Mediat shtetërore iraniane e kanë paraqitur pjesëmarrjen e madhe në ceremoninë mortore për Khamenein si dëshmi të asaj që ato e cilësojnë si popullaritet dhe legjitimitet të sundimtarëve klerikalë të Iranit. Megjithatë, disa brenda Iranit, si edhe disa media jashtë Iranit, kanë raportuar për presion ndaj punëtorëve dhe bizneseve për të marrë pjesë në ceremonitë, duke ngritur pikëpyetje mbi gjenden reale.

Khamenei, i cili udhëhoqi me Iranin për më shumë se tri dekada, u pasua në postin e udhëheqësit suprem nga djali i tij, Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë në publik që nga emërimi i tij.

“U mbajt një referendum, mjafton t’i shikoni rrugët”, shkroi agjencia e lajmeve Mehr, që është një media konservatore.

“A nuk kërkuat referendum?”, thuhej në editorialin e kësaj agjencie, duke iu drejtuar kritikëve të autoriteteve, të cilët që një kohë të gjatë kanë kërkuar mbajtjen e një referendumi për çështjet kryesore politike në vend.

“Referendumi nuk mbahet vetëm në kutitë e votimit”.

Të njëjtat argumente u parashtruan edhe nga media të tjera shtetërore, përfshirë agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA, gazetën konservatore Farhikhtegan dhe agjencinë e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Por, po aq e rëndësishme është edhe ajo që mediat zyrtare nuk e thonë.

Irani është tronditur nga një valë e protestave masive në vitet e fundit, të fundit të organizuara në janar, teksa janë shtuar thirrjet për mbajtjen e një referendumi dhe hartimin e një kushtetute të re.

Megjithatë, udhëheqësit iranianë, përfshirë edhe Khamenein sa ishte gjallë, e kanë kundërshtuar mbajtjen e një referendumi për çështjet e politikës së brendshme, ekonomisë dhe politikës së jashtme, si mënyrë për të zgjidhur pakënaqësinë publike në vend. Protestat e janarit u shtypën ashpër nga forcat e sigurisë, kur u vranë mijëra njerëz.

Gazeta Keyhan, kryeredaktori i së cilës emërohet nga udhëheqësi suprem, shkroi në një editorial të publikuar më 7 korrik se nuk ka nevojë për referendum, pasi pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara nga shteti shërben si një “referendum i përhershëm” për Republikën Islamike.

“Propaganda e regjimit”

Për familjet e iranianëve që ishin viktima të autoriteteve, funerali tregon një histori tjetër.

Ata thonë se ceremonia ekstravagante e varrimit të Khameneit vë në pah pandëshkueshmërinë e autorëve të dhunës shtetërore, e jo unitet kombëtar.

“Jam e tmerruar nga prania e disa qytetarëve të zakonshëm në procesionin mortor të Ali Khameneit”, tha Mihan Rusta, bashkëshorti i së cilës, Reza Esmati, u ekzekutua në vitin 1988 gjatë ekzekutimeve masive të të burgosurve politikë.

“Prania e politikanëve nuk më tmerron – kjo është puna e tyre. Por, prania e njerëzve të zakonshëm i jep këtij regjimi fuqinë për të kryer aktet kriminale që ka kryer deri më tani”, tha ajo për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë.

Të tjerë e lidhën drejtpërdrejt pamundësinë e tyre për të shprehur publikisht pikëllimin e tyre me ceremoninë madhështore mortore për Khamenei, e cila u shty për disa muaj për shkak të luftës.

Soran Mansurnia tha se vëllai i tij, Borhan Mansurnia, u vra me armë zjarri gjatë protestave të nëntorit të vitit 2019 në qytetin perëndimor të Kermanshahut.

“Republika Islamike jo vetëm që na e vrau njeriun tonë të dashur. Ajo nuk na ka lejuar asnjëherë ta vajtojmë publikisht”, tha ai për Radio Farda. “Kur e krahasoj këtë funeral me përvojën time, nuk shoh asgjë tjetër veçse diskriminim”.

Ceremonia mortore duket se ka zbehur, të paktën për disa ditë, pakënaqësinë e gjerë ndaj mënyrës se si regjimi e ka menaxhuar ekonominë. Kriza ekonomike ishte aq e rëndë sa nxiti protestat masive në fillim të vitit, të cilat më pas u shndërruan në një lëvizje të gjerë kundër Qeverisë, që tronditi udhëheqjen e vendit.

Familja e Mohammad Erfan Faraji, i cili u vra me armë zjarri gjatë protestave të janarit në Teheran, e quajti ceremoninë mortore të Khameneit “propagandë të regjimit”.

Xhaxhai i tij, Majid Moqaddasi, tha se familjarët e viktimave të dhunës shtetërore nuk kanë mundur të organizojnë as ceremonitë mortore për të afërmit e tyre, qoftë për shkak të vështirësive financiare, qoftë për shkak të presionit nga autoritetet.

“Është shumë e hidhur të shohësh këto ceremoni kaq madhështore”, tha ai për Radio Farda.

/Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Next Post
Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…

Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Nis Kuvendi, PD bojkoton sërish. Reforma Zgjedhore shtyhet për në nëntor

LIVE! Nis Kuvendi, PD bojkoton sërish. Reforma Zgjedhore shtyhet për në nëntor

July 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Parada e mërzitshme vjetore e raportimit në Parlament

July 16, 2026
Trump nis fushatën e re në Europë, miliona dollarë për organizata të shoqërisë civile

Trump nis fushatën e re në Europë, miliona dollarë për organizata të shoqërisë civile

July 16, 2026
Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

July 16, 2026
Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

July 16, 2026
Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë 195 milionë euro

Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë 195 milionë euro

July 16, 2026
Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

July 16, 2026
I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

July 16, 2026
Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

July 16, 2026
PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In